Page 186 - Demo
P. 186


                                    Formula e PagëzimitDeri më sot, dokumenti i parë i shkrimit të gjuhës shqipe njihet e ashtuquajtura “Formula e Pagëzimit”, shkrimi i së cilës daton në vitin 1462. Autori i saj është Pal Engjëlli, i cili jetoi rreth viteve 1417-1470. Pal Engjëlli ishte prift katolik, Arqipeshkëv i Durrësit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Siç u përmend më lart, në kohën kur ai jetoi dhe shërbeu si meshtar, kisha përballej me vështirësi të mëdha. Duke qenë Arqipeshkëv, një ndër shkallët më të larta të klerit katolik, ai përpiqet t’i vijë në ndihmë organizimit të kishës dhe besimtarëve të krishterë, për të mos e humbur besimin e tyre. Kështu, gjatë një vizite baritore në krahinën e Matit, duke vënë re vështirësinë e funksionimit të kishave dhe mungesën e priftërinjve, ai lëshon një qarkore dhe disa udhëzime, të cilat edhe u shkruan në latinisht, për t’i ardhur në ndihmë klerit katolik të asaj zone. Një ndër këto udhëzime kishte të bënte me rastet kur pagëzimi nuk mund të kryhej në kishë, ose kur nuk kishte prift. Për raste të tilla, Arqipeshkvi lejon që pagëzimin ta bëjnë vetë laikët, pra, prindërit mund t’i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, duke e përdorur shqip formulën, të cilën e shkruan kështu:“Vnte’ paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit”(Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjtë).Ky dokument u shkrua në dialektin e veriut (gegërisht) dhe me alfabetin latin. Ekzistenca e shkrimit të “Formulës së Pagëzimit”, në shqip, u zbulua jo më parë se në vitin 1915. Ajo u gjet në Bibliotekën “Laurentiana” të Firences, nga historiani i njohur rumun Nikola Jorga (Nikolla Jorga) dhe është botuar prej tij në vitin 1915. Fjalori i Arnold von Harfit (1497)Arnold von Harfi (Arnold von Harff, 1417-1505) ishte një qytetar gjerman, i cili në vitin 1496, ndërmori një pelegrinazh nga Këlni, qytet në veri të Gjermanisë, drejt tokës së shenjtë, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Gjatë udhëtimit të tij, ai shfaqi interes jo vetëm për vendet e ndryshme që vizitonte, por edhe për gjuhën e tyre. Kështu, ai harton një fjalorth me fjalë dhe shprehje në gjuhët e këtyre vendeve, si: në kroatisht, shqip, greqisht, hebraisht, turqisht etj. Fjalori i tij përmban kryesisht fjalë rreth të ushqyerit, 184Lexojmë Dokumentet e para 7 të shkrimit shqip
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190