Page 188 - Demo
P. 188


                                    USHTRIME1 E vërtetë apo e gabuar✘? ✘Gjuhë të ndryshme mund të shkruhen me të njëjtin alfabet. E njëjta gjuhë mund të shkruhet me alfabete të ndryshme. Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme. 2 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Cili është dokumenti i parë i shkrimit shqip? Çfarë shkruhet në të dhe kush është autori i tij?Për ç’qëllim e shkroi Arnold fon Harfi fjalorthin e tij? A përkon viti i botimit me vitin e hartimit të tij?Në ç’dialekt të shqipes u shkrua Perikopeja e Ungjillit të Pashkëve? A njihet autori i saj?Cili prej dokumenteve të para të shkrimit shqip u shkrua me alfabet latin dhe cili me alfabet grek?3 Shkruani një tekst të shkurtër me temë: “Rëndësia e dokumentimit me shkrim të një gjuhe”.Sipas studiuesit Xhevat Lloshi, teksti i fletës është hartuar për t’u përdorur në shërbesë ditën e Pashkëve, madje i kënduar, prandaj shoqërohet me nota muzikore. Pjesa nga ungjilli i Mateut është e përkthyer në shqip, për të shërbyer si parapërgatitje për këndimin e vargjeve.Nisur nga analiza gjuhësore e tekstit në fjalë, studiuesi Lloshi gjykon se ky shkrim nuk mund të datojë para shekullit XVI. Lidhur me rrugëtimin e tij, mendohet se kodiku i shkruar në greqisht, brenda të cilit ndodhej kjo fletë, mund të ketë përfunduar në Itali, i shpënë atje nga shqiptarë, të cilët u shpërngulën nga vendi pas vdekjes së Skënderbeut.Shkrime dhe libra të mëvonshëm në gjuhën shqipe, nga shekulli XVI e tutje, vijnë nga autorë të vjetër, si: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Lekë Matrënga etj. 186Lexojmë
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192