Page 189 - Demo
P. 189
Njohuri për gjuhën1 Theksi i fjalësKujtojmëMarrim në shqyrtim fjalinë: Fjalia e mësipërme përbëhet nga pesë fjalë. Secila nga fjalët e saj përbëhet nga Sot kemi një veprimtari dobiprurëse.rrokje: sot ke-mi një ve-prim-ta-ri do-bi-pru-rë-seFjalët e kësaj fjalie mund t’i ndajmë më tej në tinguj (kur i shqiptojmë) dhe në shkronja (kur i shkruajmë): s-o-t k-e-m-i nj-ë v-e-p-r-i-m-t-a-r-i d-o-b-i-p-r-u-r-ë-s-e• Vëreni figurën. Lexoni dhe shqiptoni saktë fjalët. Lidhni fjalët me objektet përkatëse. Dalloni rrokjen e fjalës që shqiptohet më fort.Rrokja është një tingull zanor ose një grup tingujsh të bashkuar me një zanore, që shqiptohen me një të nxjerrë të frymës. Në të shkruar rrokja përbëhet nga një ose disa shkronja, njëra prej të cilave është gjithmonë zanore. Një ose më shumë bashkëtingëllore nuk formojnë rrokje.Rrokja mund të përbëhet vetëm nga një zanore ose nga bashkimi i një a më shumë bashkëtingëlloreve me një zanore.Kur rrokja mbaron me zanore, quhet e hapur. Kur rrokja mbaron me bashkëtingëllore, quhet e mbyllur.pémë, gjétheqéni, tóka, báritrúngu, dégaçorápee kúqja, e vérdha mal, shkëmbshálli, kapéljaÇdo fjalë përbëhet nga një ose më shumë rrokje. Në fjalët me më shumë se një rrokje, dëgjohet më shumë vetëm një rrokje. Ajo quhet rrokje e theksuar. Rrokjet e tjera brenda trupit të fjalës, quhen rrokje të patheksuara.Shumica e fjalëve të gjuhës shqipe e kanë theksin në rrokjen e parafundit:sipërfáqe, fletóre, dritáre, merméri, pakéta etj.Një numër i paktë fjalësh janë me theks fundor:çatí, shtëpí, riní, lirí, lumturí, bukurí, dashurí, diturí, egërsí, trimërí, babá, kalá, bakllavá, bé, rrufé.Disa fjalë të tjera të shqipes e kanë theksin në rrokjen e tretë para fundit të fjalës, si: pétulla, vétulla, shpátulla, kúmbulla, fshéhurazi, ríshtazi.Për t’i dalluar disa fjalë nga njëra-tjetra, mund të përdoret edhe shenja e theksit (‘), si p.sh.: fole dhe folé, para dhe pará, bari dhe barí, drejtori dhe drejtorí, ministri dhe ministrí, stoli dhe stolí.Shqiptimi me zë më të fortë ose me ton më të ngritur i një rrokjeje në fjalë, quhet theks. Fjalë me theks fundorMbani mendNë gjuhën shqipe, kemi fjalë me:• theks parafundor: darë, borë, përpara, përziej etj. (kur theksi bie në rrokjen e dytë para fundit të fjalës);• theks tejfundor: petulla, kumbulla, populli, flutura etj. (kur theksi bie në rrokjen e tretë para fundit të fjalës);• theks fundor: atdhé, lirí, barí, babá, drejtorí, rrobaqepësí etj. (kur theksi bie në rrokjen e parë para fundit të fjalës).Theksi i fjalëve na shërben për t’i dalluar disa fjalë nga njëra-tjetra, prandaj te këto fjalë mund ta përdorim në të shkruar atë. Për shembull: fole dhe folé, para dhe pará, bari dhe barí, drejtori dhe drejtorí, ministri dhe ministrí, stoli dhe stolí.USHTRIME1 Lexoni tekstin dhe vendosni theksin mbi çdo fjalë.Gjatë Nilit, në Sudan, tregojnë që Jouku (Zoti) krijoi njeriun prej argjilës. Në veri të vendit gjeti argjilë të bardhë, me të cilën ai bëri evropianët; me argjilë kafe ai bëri arabët, ndërsa me dhé të zi afrikanët. Pastaj Jouku tha: “Do t’i bëj njeriut këmbë të gjata për të vrapuar në pellgje; do t’i jap krahë të gjatë, një gojë të madhe për të ngrënë grurë afrikan dhe një gjuhë për të kënduar; sy për të parë ato çka ha dhe veshë për të dëgjuar këngët e tij.”... dhe gjithçka u bë gati.2 Vendos fjalët e ushtrimit 1 në tabelën e mëposhtme.Theks parafundor Theks fundor Theks tejfundorFonetikë1183 182• Në vend të secilës vizë shkruani lidhëzën që mungon.Dreni _______ gjyshja e tij po hanin akullore në park. Gjyshja po i thoshte: - Mbrëmë pashë diçka të çuditshme _______ po kthehesha në shtëpi. Mund të ketë qenë ora tetë. Zakonisht, rruga e shtëpisë sime është plot me njerëz në atë orë, ________ mbrëmë nuk kishte këmbë njeriu. Nuk ishin ________ djemtë e lagjes, ________ qeni _______ më pret te porta. ___________ të shmangia ndonjë të papritur, ngadalësova hapin. Mendova ________ po ndodhte diçka e keqe.Lidhëzat që shkruat në tekstin e mësipërm, janë: dhe, kur, megjithatë, as, që, me qëllim që. Lidhëzat dhe, kur, as, që janë lidhëza të parme; lidhëza megjithatë është lidhëz e përngjitur; lidhëza me qëllim që është shprehje lidhëzore.Siç vihet re në shembujt e mësipërm, lidhëzat e parme dhe të përngjitura shkruhen bashkë; shprehjet lidhëzore shkruhen ndaras.Tabela e klasifikimit të lidhëzave sipas formimitLidhëza të parme Lidhëza të përngjitura Shprehje lidhëzoreapo, as, dhe, e, edhe, por, o, që, veç, si, tek etj.derisa, porsa, kurse,megjithëse, ndonëse,ngado, kudo, kurdo, meqë, mirëpo, përveçqë, përveçse, veçse etj.në qoftë se, me qëllim që, qoftë... qoftë, jo vetëm..., por edhe, edhe pse etj.Drejtshkrimi i lidhëzave• Në vend të secilës vizë shkruani parafjalën që mungon.Sapo dola ____ shkolla. ____ oborr dëgjohej gumëzhitja e fëmijëve. Dy vajza vrapuan ____ meje. Sot do të shkoj ____ një shok për të mësuar. _____ rrugës së shtëpisë së tij ndodhej një ndërtesë e madhe.Parafjalët që shkruat në tekstin e mësipërm janë: nga, nëpër, rreth e qark, te, përballë. Parafjalët nga dhe te janë parafjalë të parme; parafjalët nëpër dhe përballë janë parafjalë të përngjitura; parafjala rreth e qarkështë shprehje parafjalore.Siç vihet re në shembujt e mësipërm, parafjalët e parme dhe të përngjitura shkruhen bashkë; shprehjet parafjalore shkruhen ndaras.Tabela e klasifikimit të parafjalëve sipas formimitParafjalë të parme Parafjalë të përngjitura Shprehje lidhëzorenga, te, mbi, në, nën, me, pa, për, prej, afër etj.nëpër, përmbi, ndërmjet, përpara, matanë, përreth, nëpërmjet, përballë, përbri, përkrah etj.ballë për ballë, rreth e qark, rreth e rrotull, për shkak të, në bazë të, në kundërshtim me, në lidhje me etj.USHTRIME1 Nënvizoni parafjalët që gjenden në fjalitë e mëposhtme. Përcaktoni llojin e tyre sipas formimit. Nga dita në ditë po ngrohet moti. Bari ishte njomur nga vesa e mëngjesit. Përmbi mal u dukën disa re të dendura. Fëmijët ngazëllenin duke vrapuar rreth e rrotull livadhit. Rrezet që vinin lart nga hëna ndriçonin çatitë e shtëpive që bënin gjumin e natës. Fëmijët u larguan duke ecur përmes shtegut të ngushtë. Përtej livadhit të zinte syri një tufë me dele që kullosnin barin e njomë.2 Nënvizoni parafjalët që nuk janë shkruar si duhet. Shkruajini si duhet ato.Dikush lajmëroi rreth-e-qark diçka dhe një burrë plak me fytyrë të habitur u doli përpara. Ai i përshëndeti duke vënë dorën për para zemrës dhe i ndihmoi të hiqnin palltot, që i vari pastaj për mbi gunat e fshatarëve. Kur ata hynë në dhomën e madhe, të gjithë lëvizën, pëshpëritën, zgjatën kryet si një korije plot drurë dhe lule ngjyra-ngjyra, që gjallërohet papritur nga një erë e fortë. 3 Shkruani sipas mënyrës së formimit parafjalët e mëposhtme.përmbi për + mbi nëpërmjetnëpër përballëndërmjet përbripërpara përreth4 Shkruani dy fjali që të kenë parafjalë të thjeshta, dy që të kenë parafjalë të përngjitura dhe dy që të kenë parafjalë lidhëzore.USHTRIME1 Nënvizoni lidhëzat që gjenden në fjalitë e mëposhtme. Përcaktoni llojin e tyre sipas formimit. Livia është e dashur, por është shumë e ngadaltë. Ju doni akullore me luleshtrydhe apo me limon?Lindi nuk mund të dalë jashtë, sepse është i sëmurë me grip. Mbi krevat janë çorapet dhe pizhamet e Bledit.2 Nënvizoni lidhëzat që nuk janë shkruar si duhet. Shkruajini si duhet ato.Në se bie shi, s’vjen njeri. Nuk të kam shok, nëqoftë se vazhdon të sillesh kështu. Nisemi menjëherë në se hapet koha. Kur ikën macja, lozin minjtë. U la në det ndo nëse ishte ftohtë. 3 Shkruani sipas mënyrës së formimit lidhëzat e mëposhtme.derisa deri + sa nëse porsa sikurse kurse megjithatë ngado kurdosado sido4 Shkruani dy fjali që të kenë lidhëza të thjeshta, dy që të kenë lidhëza të përngjitura dhe dy që të kenë shprehje lidhëzore.Drejtshkrimi i parafjalëve193 1923 2Nga përbërësit e kuptimit 2 të fjalës gjyshe, kuptojmë se kjo fjalë nuk është përdorur në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës (kuptimit 1), por në një kuptim të figurshëm.Në këtë kuptim (kuptimi 2), fjala gjyshe përdoret edhe për një person që ngjan me të vërtetë me të.Mënyrat e krijimit të kuptimeve të figurshme të fjalëveKuptimet e figurshme të fjalëve mund të krijohen nëpërmjet mënyrave të ndryshme, që janë renditur më poshtë.• Nëpërmjet metaforës gjuhësore. Në këtë rast, emërtimin e një fjale e përdorim për diçka tjetër, mbi bazën e një tipari të përbashkët: Është një dhelpër ajo, që s’e ka shoqen.• Nëpërmjet përdorimit të prapashtesave me nuanca përkëdhelëse dhe keqësuese.prapashtesa shembull -zë -th -aq -ash -ac -ec -osh zogëzëbirthngordhalaqbalashpërtacgrindavecbukuroNëpërmjet përdorimit të shintonacionit të veçantë me nuanca: përbuzjeje, talljeje, shakaje, ironie: Vërtet! Ashtu?! Posi?! Me gjithë mend?!USHTRIME1 Zbërtheni kuptimin e drejtpërdrejtë (kuptimi 1) dhe kuptimin e figurshëm (kuptimi 2) të fjalëve në tabelat e mëposhtmei figurshëm i kësaj fjale. . Argumentoni nëpërmjet shembujve se pse kuptimi 2 është kuptimi Fjala bijëKuptimi 1 Kuptimi 2Përbërësit e kuptimit 1___________________________________________________________________________________________________Përbërësit e kuptimit 2___________________________________________________________________________________________________Shembull__________________________________________________________________Shembull__________________________________________________________________Fjala birKuptimi 1 Kuptimi 2Përbërësit e kuptimit 1___________________________________________________________________________________________________Përbërësit e kuptimit 2___________________________________________________________________________________________________Shembull__________________________________________________________________Shembull__________________________________________________________________2 Gjeni prapashtesa (përveç atyre që janë dhënë në tabelën e mësimit) që u japin fjalëve nuanca përkëdhelëse dhe keqësuese. Për secilën prej tyre gjeni nga dy shembuj.3 Formoni fjali me tri fjalë, duke i përdorur në kuptim të figurshëm. Lexojini ato, duke përdorur një intonacion të veçantë, në përputhje me kontekstin e fjalisë.Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten dhe toskërishten.Edhe brendapërbrenda një dialekti ka dallime gjuhësore sipas krahinave të ndryshme. Këto dallime përbëjnë krahinorizmat ose të folmet krahinore.Dialekti gegë përdoret në të djathtë të rrjedhës të lumit Shkumbin. Pra, deri në Vermosh brenda kufijve të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore dhe në pjesën jugperëndimore të Malit të Zi.Dialekti toskë përdoret në të majtë të lumit Shkumbin. Pra, deri në Konispol brenda kufijve të Shqipërisë, dhe në të folmet çame në Greqi deri në gjirin e Prevezës. Lexoni tekstet e mëposhtme dhe përcaktoni se cili prej tyre i përket dialektit të Veriut dhe cili dialektit të Jugut. Gjeni ndryshimet ndërmjet tyre.Shtegu që çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë.Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave.... Ernest KoliqiEmri i katundit është Bubutimë, si pas zhurmës që bën deti. Paralajmërojmë lëçitësit të mos e kërkojnë këtë katunt të lashtë në vëndin ku pat qënë klhisur sepse e kanë shembur tërmetet e luftrat dhe vëndin e mbulon sot një pyll i dendur.Të fundit njerës që dinin të na tregojnë gjyrmat: Tat Tanushi, Imzot Nikanori, një bari edhe njëmbëdhjetë priftërinj të asaj krahine, flenë sot gjumin e tokës dhe ne s’kemi fuqinë t’i sjellëm prapë në jetë që t’i pyesëm. Një gjë që dihet mirë është se Bubutima ka qënë një katunt i math, jo shumë lark nga deti që i thonë Adriatik. Vëndi është i bukur sepse toka bleron...Mitrush KuteliDialektet e gjuhës shqipeHARTA E DIALEKTEVExxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxMbani mendDialekti është një variant i gjuhës që përdoret nga folës të një treve të kufizuar ose nga folës të një shtrese shoqërore të veçantë.Në krahina, në fshatra apo në qytete të caktuara përdoren variante të gjuhës shqipe, që janë të kuptueshme kryesisht prej folësve të atij vendi. Kjo gjuhë nuk dallohet për respektim të standardit si në të folur, ashtu dhe në të shkruar. Leksikologji203 2022Fjalët e gjuhës shqipe mund të jenë fjalë të parme ose fjalë jo të parme.Fjalët që përbëhen vetëm nga rrënja, quhen fjalë të parme. Pra, këto fjalë nuk formohen prej fjalësh të tjera: tokë, kokë, atë, shtëpinë etj.Fjalët quhen jo të parme kur formohen prej fjalësh të tjera (parashtesa apo prapashtesa), si dhe me mënyra të tjera. Fjalë jo të parme janë: ëmbëlsi, udhëtim, udhëkryq, anembanë, rilexoj etj.Fjalët jo të parme mund të jenë të prejardhura(përurim, ndërhyj, mosbesim, mbiçmoj, jonormal, gjuhësi, këngëtar, barkas, përfundoj, pafundësi, zbukuroj); të përbëra (verilindje, kuqezi, duarartë, gjellëbërës, trefish); të përngjitura (farefis, gjëegjëzë, i drejtpërdrejtë, gjithmonë).Fjalët e prejardhuraFjalët që formohen me parashtesa ose prapashtesa, quhen fjalë të prejardhura: përpunoj, përvesh, zvogëlim, verore etj.Fjalët e prejardhura formohen me parashtesim (parashtesë + temë), me prapashtesim (temë + prapashtesë), me parashtesim dhe prapashtesim njëherësh (parashtesë + temë + prapashtesë).Fjala e prejardhur, e formuar me parashtesim, krijohet duke vendosur para temës së fjalës ose vetë fjalës parashtesa të ndryshme.për + vesh = përveshnën + tok + a = nëntokari + vlerësoj = rivlerësoFjala e prejardhur, e formuar me prapashtesim, krijohet duke vendosur prapa temës prapashtesa.këngë + tar = këngëtarFjala e prejardhur, e formuar me parashteso-prapashtesim, krijohet duke vendosur para dhe prapa temës fjalëformuese parashtesa dhe prapashtesa njëherësh. z + bukur + o = zbukuroPra, fjalëve të formuara në këtë mënyrë u shtohen parashtesa dhe prapashtesa njëkohësisht. Ato nuk kanë kuptim nëse përdoren vetëm me parashtesë (zbukur) as vetëm me prapashtesë (bukuro).Fjalë të parme dhe jo të parme USHTRIMEParashtesimiPrapashtesimiParashtesoprapashtesimi1 Vendosni në tabelë fjalët me të zeza të tekstit të mëposhtëm.Një çunak i vogël rrinte para portës së shkollës dhe më shikonte me droje dhe turp. Ishte i hollë, i gjatë, sykaltër e flokëkaçurrel. Një ditë m’u afrua dhe më zgjati një letër të palosur. Ishte një vjershëe shkruar në vargje të thjeshta dhe plot dashuri e ngrohtësi. Të paharrueshme do të mbeten ato vargje që shprehnin mirënjohje të pafundme.Fjalë të parme Fjalë jo të parme2 Lidh me shigjetë fjalën e prejardhur me rrënjën.mbiçmoj drejt këmbësor frytjonormal fund shfrytëzoj gazetëpërfundoj çmo përurim këmbëpadrejtësi normal gazetar urim3 Te fjalët me shkronja të zeza gjeni: mbaresat, temën, parashtesat, prapashtesat dhe rrënjën.Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla, disa vështrojnëtë palëvizshme numrat, shigjetat dhe akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është errësirë. Na beso neve, tani je në ketë lartësi. Po mua më duket se jam më ulet? Jo, të gënjejnë dritat e tokës. Me duket sikur motori po pakëson xhirot. S’është e vërtetë. Të gënjejnë veshët. Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë me ty.Ismail Kadare4 Formoni fjali në të cilat foljet e mëposhtme të përdoren si emra që tregojnë veprim.P.sh.: dal – dalje. Ndërtesa e re kishte dy dalje emergjente.hyj blej mësoj përgjoj çaj pres Fjalëformimi197 1962Gjinia dhe numri i emrit_________ ________ _________ _________ _________ __________Emri në gjuhën shqipe ka tri gjini: gjininë mashkullore kur merr në fund mbaresën -i ose -u:libr-i, djal-i, mi-u, maçok-u;gjininë femërore kur merr në fund mbaresën -a (-ja):nën-a, pem-a, pul-a;gjininë asnjanëse kur merr në fund mbaresën -it ose -t (-të):të qeshur-it, të kënduar-it, të zi-të, të ftohtët.Për të dalluar gjininë e një emri, e vendosim emrin në rasën emërore, në numrin njëjës, në trajtën e shquar: (cila?) stuhia, (cili?) libri, (cili?) orari, (cila?) kënga etj.Gjinia e emritNumri i emritEmri ka dy numra:numrin njëjës, numrin shumës.Emri është në numrin NJËJËS kur tregon vetëm një frymor, një send apo një ide:frymëzim, qytetar, djalë, dëshirë, ëmbëlsirë, makinë, dorë, krah.Emri është në numrin SHUMËS kur tregon dy a më shumë frymorë, sende apo ide:fshatarë, kuaj, qytete, mendime.Numri shumës formohet:duke shtuar në fund -ë, -a, -e etj.: (një) dijetar – (ca) dijetarë, (një) vajzë – (ca) vajza, (një) qytet – (ca) qytete.duke u kthyer /g/ në /gj/: (një) zog – (ca) zogj;duke u kthyer /g/ në /gj/ dhe duke marrë e në fund: (një) varg – (ca) vargje;njësoj si në njëjës: (një) fletore – (ca) fletore, (një) shtëpi – (ca) shtëpi;duke u kthyer /k/ në /q/: (një) fik – (ca) fiq; (një) mik – (ca) miq.Trajta e pashquar Trajta e shquarNjëjës Shumës Njëjës Shumës (një) mbretëreshë (disa) mbretëresha mbretëresha mbretëreshat(një) shofer (disa) shoferë shoferi shoferët(një) mace (disa) mace macja macet(një) mik (disa) miq miku miqtë(një) mendim (disa) mendime mendimi mendimetNumri njëjës dhe numri shumësFormimi i numrit shumësUSHTRIME1 Vendosini emrat në kllapa në gjininë dhe në numrin e duhur.Unë atëherë e besoja, pasi (gjyshe) ishte kaq ndryshe nga të gjitha (grua) e tjera, sa mua më dukej gjithçka e mundur. Përbri (gjyshe) në fotografinë e parë të (album), ishte Lumta: e gjatë pak a shumë sa ajo, me (pamje) e një qershie bebe. Sipas (gjyshe), kur e kishte mbjellë, ajo duhej të kishte qenë tri vjeçe, moshë e përshtatshme për një (shok) (lojë) për (mami) tim. Në një (fotografi) tjetër dukej mami në një (shilarës) të varur në (degë) më të trashë të (qershi). 2 Plotësoni tabelën me emrat që përmban teksti i mësipërm sipas gjinisë.gjinia mashkullore gjinia femërore3 Vendosni emrat në formën e duhur.I zotët i bujtina e mori të bijën pranë dhe nisi ta pyeste se ç’kishte ndodhur. Vajzat tregonte ngadalë dhe herë-herë e humbte fijesh e rrëfimit, ngaqë dhe vetë nuk e dinte ç’kishte ndodhur. Veç kujtonte disa vajzave të reja fort të bukura në shtëpive e tyre. Atje ishte një mrekullitë e vërtetë. Shtëpitë ndodhej në një korijet buzë Liqenit të Zambakëve. Shtojzovallja e kishin shndërruar në një zogj që të shëtiste e të lodronte ngado që të donte. 4 Gjeni emrat dhe përcaktoni gjininë, numrin dhe rasën e tyre. Diznei Lendi, një ëndërr e vërtetë. Çdo fëmijë do të dëshironte të shkonte të paktën një herë aty. Mund ta quash me të vërtetë “Qyteti i lojërave të lumturisë”. Aty bëmë një udhëtim në Shpellën e Tmerrit. Gjithçka ishte errësirë dhe papritur të dilnin përpara syve skelete, kuçedra që nxirrnin flakë, bisha të egra. Që të hyje brenda, duhej të ishe vërtet guximtar. Por udhëtimi në të ashtuquajturat malet ruse, ishte i mrekullueshëm. 5 Vendosni në tabelë pesë emra nga teksti i mësipërm. Shënoni gjininë, numrin dhe rasën e secilit.Emri Femërore Mashkullore Asnjanëse Njëjës Shumës Rasa6 Shkruani fjali me emra të gjinisë asnjanëse: të qeshurit, të qarët, të ftohtët.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________7 Shkruani një tekst të shkurtër për miqësinë. Përdorni sa më shumë emra. Përcaktoni gjininë dhe numrin e tyre.Emërtoni secilën prej figurave të mëposhtme. Ç’dini për fjalët që shkruat?A janë emra këto fjalë? Përcaktoni gjininë e tyre.Morfologji213 2123Sipas kumtimit, pra sipas asaj që shprehin e transmetojnë, fjalitë klasifikohen në:fjali dëftorefjali pyetësefjali dëshirore fjali nxitëseShikoni figurat dhe shkruani përgjigjen për secilën nga pyetjet poshtë tyre.Fjalia dëftore dhe fjalia pyetëseLlojet e fjalive sipas kumtimitPyetjet poshtë fotografive, janë fjali pyetëse.Përgjigjet që shkrove, janë fjali dëftore.Fjalitë dëftore janë fjalitë që përdoren më shpesh në ligjërimin e përditshëm. Me anë të tyre shprehim informacione, mendime, arsyetime apo përshkrime. Ato zënë shumë vend edhe në letërsi dhe shkencë. Në fund të këtyre fjalive intonacioni është zbritës, pra toni i zërit vjen duke u ulur. Përgjithësisht ndërtohen me folje të mënyrës dëftore. Fjalitë pyetëse përdoren nga folësi kur kërkon të mësojë nga bashkëbiseduesi diçka që nuk e di. Dallojmë dy lloj fjalish pyetëse:Fjali pyetëse tërësore, që kërkojnë një përgjigje me po ose jo.- Ishe sot në shkollë?- Po.Fjali pyetëse të pjesshme, që kërkojnë një përgjigje të pasur me informacion.- Kur mund të kthehesh?- Ditën e enjte.Çfarë po bëjnë fëmijët?_______________________Çfarë kupton nga kjo fotografi?_______________________ Kush e fiton garën? _______________________Mbani mendFjalitë me të cilat tregojmë diçka, janë fjali dëftore. Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikë (.).Fjalitë me të cilat pyesim për diçka, janë fjali pyetëse. Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikëpyetje (?).USHTRIME1 Nënvizo me të ngjyrë blu fjalitë dëftore dhe me ngjyrë të kuqe fjalitë pyetëse.Orë gjeografie. Marr globin në dorë. U flas.– Po Shqipnia ku asht? – pyesin dy-tri veta, e tjerët i ngrehin qafat që të shohin më mirë.– Kur ua dëftoj shejin: nji pikë e kuqe në mes të ngjyrave të tjera, dëgjohen zane të pakënaquna, disi të shqetësueme:– Sa e vogël...– E vocërr, e vocërr, me mëzi shifet…– Posi Zotni, kaq e vocërr Shqipnia? – çohet njeni tue kundërshtue me dorë.Vërej shpirtet e vegjël të shqetësuem, pse atdheu i tyne kaq i madh – si u duket atyne në natyrë – asht vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se nesër Shqipnia në glob ka me u rritë, ka me u ba kushedi sa e madhe prej dorës së ndonjenit nga shqipot e klasës.Migjeni2 Fjalitë e mëposhtme kanë të njëjtat fjalë. Ku ndryshojnë ato? Lexojini, duke përdorur intonacionin e duhur.Erdhi Ina nga pushimet. Erdhi Ina nga pushimet?Hyri mësuesja në klasë. Hyri mësuesja në klasë?Shkruani tri fjali dëftore dhe më pas kthejini në pyetëse.3 Vendosni shenjat e pikësimit në fund të fjalive. Në këtë fshat të vogël kishte disa dyqane_ Ata ishin akoma hapur_ Përkundrejt portës së Tenardjeve ishte një dyqan lodrash për fëmijë_ Tregtari kishte vënë në radhën e parë të vitrinës një kukull të madhe, veshur me rroba bojë trëndafili, me tirtir bojë ari në kokë_ Kishte flokë të vërtetë dhe sy prej smalti. Të gjithë fëmijët e fshatit qëndronin tërë ditën përpara dritares duke vështruar atë kukull_ Vajzat e Tenardjesë, Eponina dhe Alzelma, orë me radhë kishin qëndruar përpara dyqanit_V. Hygo4 Ndërtoni fjalitë pyetëse, përgjigjet e të cilave janë fjalitë me shkronja të kuqe të ushtrimit 3.5 Vendosni shenjat e pikësimit në fund të fjalive. - Bija ime a është e rëndë për ta kjo kovë_- Po, zotni, - iu përgjigj Kozeta_- Lëshoje se e mbaj unë_ E ke larg shtëpinë_- Një çerek ore prej këtej_- A ke nënë ti_- Nuk e di, - u përgjigj fëmija, - s’e besoj_ Fëmijët e tjerë kanë nënë_ Unë s’kam_6 Formoni fjali pyetëse që fillojnë me fjalët: cili, ku, si, çfarë, kur. Shkruani përgjigjet për pyetjet e formuara.7 Shkruani tri pyetje për figurën e mëposhtme dhe nga një përgjigje për secilën prej tyre.Fjalia dëftoreFjalia pyetëseSintaksë259 2584187

