Page 19 - Demo
P. 19


                                    FjalorFjalë e groshCili është vendimi më i rëndësishëm që keni marrë deri tani? Si u siguruat që ishte i duhuri? Pjesa e mëposhtme “Fjalë e grosh” është një përrallë popullore shqiptare. Ajo tregon se si në momente të caktuara mund të përballesh me situata, në të cilat duhet të marrësh vendime që përcaktojnë gjithë jetën tënde. Djaloshit të përrallës sonë nuk i mungon as guximi, as dëshira për punë, është edhe njeri i ndershëm, por ajo që e bën të lumtur në fund është mençuria në marrjen e vendimeve. Para leximitNjeni s’kishte te shpia veç nji nanë e nji grue. Tue qenë në nevojë të madhe, ndau mendjen me dalë e me qarue në botë.Kërko, kërko e kërko, u vendos rrogëtar te nji zotni. Mbas tri vjetësh lypi me u nda e priti me marrë hakun.– A do, – po i thotë zotnia, – tre grosh të hallallit, a treqind grosh të haramit?Mendoi nji herë e tha:– Jooo, ma mirë po marr tre grosh të hallallit.Merr ato pare e vehet për rrugë. E ze nata në nji katund e hyn në nji shtëpi për me bujtë. Aty kishte pasë qenë nji plak njëqind vjeç, që rrinte buzë votrës me krye ulët pa baza.– A flet ky plak? – pyeti djali.– Në të rrallë, – i përgjegjin. – Ky flet fjalë e grosh.– Qe nji grosh! – ia pret djali, tu e lëshue groshin në votër, – por, plak, folma nji fjalë!Plaku çoi kryet e tha:– Robin e Zotit kurrë mos e shaj!I pëlqeu djalit ky këshill, nxuer groshin tjetër e ia vu para plakut e i tha:– Merre edhe këtë grosh, por folma edhe nji fjalë.Plaku foli së dyti e tha: – Ujit turbull mos i bje!“Fikë se fikë, – mendoi djali, – po ia jap edhe këtë groshin tjetër.”grosh – emri i monedhës që përdorej dikur, që kishte një vlerë shumë të vogël; qindarkë.me qarue – këtu: dal për të fituar.hak – shpërblim a pagesë e merituar për punën e kryer.hallall – diçka e merituar ose e drejtë.haram – diçka e padrejtë, e pamerituar. me bujtë – kaloj natën ose disa ditë diku. robin – këtu: njeriun.fikë se fikë – i marrë fund se i marrë fund.17Lexojmërrëfime popullore
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23