Page 190 - Demo
P. 190


                                    Shenjat e pikësimit që përdoren brenda fjalisë,Presja është një shenjë që përdoret në gjuhën e shkruar për të ndarë a veçuar fjalë a grupe fjalësh të një fjalie:Kënga e saj, sadoqë u interpretua bukur, nuk më la mbresa.Në gjuhën e folur, ajo i përgjigjet një pushimi të shkurtër.;Pikëpresja ndan më prerë se presja pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë: Ky me katër veta u vendos kundrejt kryeportës së kështjellës; të tjerët kundrejt livadhishtave nga ana e Tiranës.Në gjuhën e folur, ajo shënon një pushim më të gjatë se presja.-“ ”Vizat dhe thonjëzat kryesisht shërbejnë për të dalluar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë. Për shembull:− Ia dhe lajmin Benit?− Po. Unë i thashë: “Kemi lajme të reja.”Nga dy vizat e përdorura në këtë dialog, kuptojmë që bëhet fjalë për dy folës të ndryshëm. Pjesa e futur mes thonjëzave sjell një riprodhim të saktë të fjalëve të përdorura nga folësi në një situatë tjetër komunikimi.:Dy pikat lajmërojnë një shpjegim, një varg shembujsh etj.: Ata që morën pjesë në shfaqjen e shkollës ishin: nxënësit, familjarët, mësuesit, drejtuesit e shkollës etj.Në gjuhën e folur, dy pikat shënojnë një pushim që zgjat thuajse sa pikëpresja.( )Kllapat shërbejnë për të dalluar, shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërkallur:Më është dashur të dal hapur (mirë apo keq nuk e di) si një luftëtar i lirisë.Në gjuhën e folur, ato shënojnë një pushim të shkurtër, si presja. Shenjat e pikësimit që përdoren në fund të fjalisë. Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore: Nuk e përfytyronte dot ndryshe Erlisin, veçse të qeshur e hokatar.? Pikëpyetja shënon përfundimin e një fjalie që shqiptohet me intonacion ngjitës: Kur do ta pranosh se kjo është e vërteta?!Pikëçuditja shënon përfundimin e një fjalie që shqiptohet me intonacion të veçantë për të shprehur një emocion (gëzim, hidhërim, kundërshti, zemërim): Sa ma bëtë qejfin që erdhët!... Trepikëshi shënon lënien jashtë tekstit të një pjese të tij për arsye të ndryshme:Atëherë nesër në mesditë…Në gjuhën e folur, trepikëshi shënon ndërprerjen e ligjërimit.Shenjat e pikësimit mund t’i ndajmë në shenja pikësimi që përdoren brenda fjalisë dhe në shenja pikësimi që përdoren në fund të saj. Mbani mendPërdorimi i drejtë i shenjave të pikësimit1188
                                
   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194