Page 197 - Demo
P. 197


                                    Grupi i zanoreve ye:Grupi i zanoreve ua:Grupi i zanoreve ue:Shkruhet i plotë te fjalët: arsye, i arsyeshëm, dyer, fyell, lyej, pyes, pyetje, thyej, thyesë. Shkruhet i plotë në trup të emrave dhe mbiemrave: ftua, grua, muaj, përrua, i huaj, i përmuajshëm.Shkruhet i plotë te foljet me temë më -ua: shkruaj, shkruajmë, shkruani, bluaj, bluajmë, bluani.Shkruhet i plotë në numrin shumës të kohës së kryer të thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më –o: mësuam, punuat, lexuan; mësuakam, punuake; mësuar, punuar, lexuar. Shkruhet i plotë tek emrat dhe mbiemrat foljorë, të formuar me prapashtesat: -s, -shëm: edukoj − edukues; gatuaj − gatues; mësoj − mësues; ndërtoj − ndërtues; shkruaj − shkrues; afroj − i afrueshëm; gëzoj − gëzueshëm; vazhdoj − vazhdueshëm; shoqëroj − shoqërueshëm.USHTRIME1 Vendosni në tabelë fjalë që të kenë grupin zanor përkatës. grupi ye grupi ua grupi ue2 Në vend të pikave, vini shkronjën e duhur dhe nënvizoni grupin e zanoreve.th....erja gërr....erja mës....es lak....es ft....a përr....a drag....a gr....alang....a ndërr....es kërk....es pastr....esdysh....es f....erja f....ell ars....e 3 Përshkruani peizazhin e fotografisë, duke përdorur sa më shumë fjalë në të cilat takohen dy zanore.Drejtshkrimi i fjalëve që kanë grupet ye, ua, ue1955
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201