Page 20 - Demo
P. 20
Fjalor– Folë, plak, – i tha, – edhe nji fjalë. – Qe groshin, se po çohem.– Idhnimin e mramjes, – tha plaku, – lene për në mjes e idhnimin e mjesit lene për në mramje.Bujti atë natë te ai konak e të nesërmen u fal me ata të shpisë e me plakun e u vu për rrugë, tue i blue me mend fjalët e plakut. Në nji shej vendit po del në nji log plot zall. Në midis të atij logu ishte grumbullue popull i madh përreth nji pusi. Avitet edhe ky e pyet se çka kishte ndodhë.– Na ka shterrë uji, – ia pret njeni, – e s’dijmë çka na e ka marrë. Puna asht që, sa vetë shtijmë në këtë pus, të gjithë i nxjerrim pa krena.– Hyj vetë, – u thotë djali.– Po ti po merr në qafë veten, se vështirë se del shëndoshë.– Ç’po keni ju?! – u thotë ai. – Gjaku ju qoftë falë.S’e çuen ma gjatë, por e lidhën me litar e e ulën poshtë.Aty gjetën ujë sa deti, që rridhte me furi, e ndër dy anët sheh dy sende të ndritshme si dy gra; njena krejt e bardhë e tjetra krejt e zezë.– Cila asht ma e mirë? – e pyet e zeza.Djalit i bje ndër mend fjala e plakut: “Robin e Zotit kurr mos e shaj!”, prandaj përgjigjet:– Të dyja po më dukeni baraz të mira.– Ti s’do me folë drejt, – po i thotë e zeza, – pse ty e di se e bardha të pëlqen ma tepër.– Jo, – ia pret djali, – si të bardhën, si të zezën i ka falë Zoti. E prandaj të dyja i ka falë të mira.Të gjithë ata që hyjshin në atë pus pyeteshin në këtë mënyrë e, prejse lëvdojshin ma fort të bardhën, e zeza ua shkurtonte kryet. Këso here, tue ndie e zeza gjyqin e paanshëm, thotë: – Të lëshohet uji!Ban shej djali që ta ngrejnë përpjetë e del shëndosh e mirë e me të ngjitet edhe gurra, e aq me shumicë del uji, sa merr fushën e i ngop të gjithë.Gëzohen vendasit e atij katundi e i falin dy mushka me pare.– Fjala e plakut, – tha djali, – më solli fat. Tash mundem me kthye te shpia, pse kam pare mjaft.E u vu për rrugë me gjithë atë pasuni. Mbrrin te nji lumë. Nji natë para kishte pasë ra shi i madh e kishin qenë çue prrojet e shenat e lumi ishte turbullue. I ra ndër mend fjala e plakut: “Ujit turbull mos i bje!”, e u ul në breg me pushue deri të skjarohej. Po vjen andej nji pasanik i madh, që kishte me vete dy kuaj me pare.– Pse s’po kalon? – i thotë djalit.– Asht uji turbull, – i përgjigjet, – e s’mundem.– Kot je tue u frigue, – ia pret pasaniku. – Unë e kam ba shpesh këtë rrugë; këtu s’ka asnji gju ujë.E, me ato fjalë, zbathet e hyn në ujë: ai para e kuajt mbrapa... Kur qe, e merr rrjedha me vete, s’mundet me qëndrue e mbytet. Kuajt i mbesin djalit shtegtar. Si u skjarue uji, kalon me dy mushka e me kuaj si asht ma mirë e vehet me kërkue katundin e vet. Dikur mbërriti te shpia.konak – dhoma ku qëndrojnë njerëzit, dhoma e zjarrit.u fal me ata të shpisë – u përshëndet, u nda me ata të shtëpisë.shej – shenjë.log – shesh i vogël i pjerrët, shesh lufte, dyluftimi.shterr – këtu: është ndërprerë.krena – këtu: kokat.ua shkurtonte – këtu: ua priste. gurrë – burim uji. skjarohet – kthjellohet, bëhet i kthjellët, i kulluar. zbathet – zhvishet. në të shtrueme – këtu: dyshek që njerëzit e vendosnin dikur poshtë në dysheme për të fjetur.u ra syve – fërkoi sytë.18Lexojmë

