Page 201 - Demo
P. 201


                                    Kur pas një emri të gjinisë femërore ndeshen dy nyja të përparme të rasës gjinore të gjinisë femërore (së së), e para nga këto shkruhet të: frytet e fitores të së resë dhe të shembjes të së vjetrës; ditëlindja e vajzës të së motrës; dita e dasmës të së mbesës etj. Midis emrave të gjinisë mashkullorë që lakohen si emrat e gjinisë femërore (bacë, dajë, gegë, hoxhë, toskë; Bato, Gjokë, Kolë etj.) dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata, pas rasës emërore të të përcaktuarve shkruhet nyja i, ndërsa në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së: daja i Zanës, (i, e) dajës së Zanës; Leka i Madh, (i, e) Lekës së Madh; Kola i Gjokës, (i, e) Kolës së Gjokës etj.1 Për secilin nga grupet e fjalëve të mëposhtme, gjeni rregullën drejtshkrimore që i referohet.libri i një nxënësi të klasësdhurata e vajzës të së motrësnxitimi i klasës së Anilës së motrës së Edlirësshtëpia e mësuesit të matematikëspërparimi i teknologjisë së ushqimit të Ballkanitnjë sportisti të skuadrës lokalehistoria e luftës së popullit shqiptar...i rrjedhjes së poshtme të Vjosës dhe të Semanitfletorja e një nxënëseje të klasës...e vajzës së re të komshiute drejta e votës, e fjalës, e mbledhjes dhe e shtypitSula i Agronit2 Shkruani grupet e fjalëve duke vendosur nyjën e përparme që duhet në vendet bosh:recitimi i nxënëses ________ talentuarsipas një fjale ________ urtë ________ popullit tonëushtrimet e lëndës ________ matematikës,________ fizikës, ________ kimisë, ________ informatikëspunimet e një nxënëseje ________ talentuarvlerësimi i këngës ________ bukur ________ fëmijëve3 Për secilin nga rastet e ushtrimit 2, shënoni rregullën drejtshkrimore në të cilën u mbështetët për të vendosur nyjën e përparme të duhur.4 Gjeni gabimet në përdorimin e nyjës së përparme në grupet e mëposhtme. Shkruajini saktë ato dhe argumentoni ndryshimet që do të bëni.gomat e makinës së re ...i fjalës të rëndë nga ajo e ngrohtë ardhja e ditëlindjes së të biritdritaret e një shtëpie së vogëlpërpara forcës së të ardhmesfletorja e një nxënëseje së klasësUSHTRIMEDrejtshkrim199
                                
   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205