Page 203 - Demo
P. 203


                                    Rastet e përemrave pronorëPëremrat pronorë: im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj, shkruhen pa nyje të përparme:libri im, ky është libri im;fustani yt, ky fustan është yti; fletorja jote, kjo fletore është jotja.Përemrat pronorë: e mi, e mia, e tu, e tua, i tij,i saj, i tyre, shkruhen me nyje të përparme në të gjitha trajtat dhe përdorimet: librat e mi, fletoret e mia;shkolla e tij, shkolla e saj;qyteti i tyre, fëmijët e tyre.USHTRIME1 Për secilin nga grupet e fjalëve të mëposhtme, gjeni rregullën drejtshkrimore që i referohet.shkallët e një ndërtese të vogëlekspozita e një piktoreje të talentuarekspozita e piktores së talentuarndërtimi i një fabrike më të madhe se e paraprodhimi i verës më të mirë të venditprodhimi i më së mirës verë të venditzbriti prej më së lartës majë të Shqipërisë e cilësisë së parë, të dytë e të tretë2 Shkruaj grupet e fjalëve duke vendosur nyjën e përparme që duhet në vendet bosh:Ndërtimi i një shkolle më ________________ bukur se e para.Çmimi i parë iu dha nxënëses më ________________ dalluar të shkollës.Ndërtimi i më ________________ bukurës shkollë.Çmimi i parë iu dha më ________________ dalluarës nxënëse të shkollës.Kujtimi i motrës ________________ saj ________________ dashur e ________________ paharruar.Ndihmesa e një nxënëseje ________________ dalluarVlerësimi i më ________________ bukurës këngë.3 Për secilin nga rastet e ushtrimit 2, shënoni rregullën drejtshkrimore në të cilën u mbështetët për të vendosur nyjën e duhur.4 Gjeni gabimet në përdorimin e nyjës së përparme në grupet e mëposhtme. Shkruajini saktë ato dhe argumentoni ndryshimet që do të bëni.dalloj fjalët të rënda nga të ngrohtatardhja e më të mirës ditë për neshikimi i më të riut film së kinemasëky stilolaps është imishtëpia ime është afër, kurse e juaja është shumë largdritaret e një shtëpie së vogëlpërpara forcës së të ardhmesDrejtshkrim201
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207