Page 204 - Demo
P. 204
Pjesëzat apo parafjalët që përdoren para trajtave foljore, para emrave a përemrave shkruhen zakonisht të plota.Trajtat foljore që formohen me pjesëzatdo të: do të mësoj, do të mësoja, do të kem mësuar, do të kem mësuar etj.Djali do të shkruante e do të përsëriste të gjitha rregullat drejtshkrimore.Pjesëza të që vihet përpara mënyrës lidhore ose pjesoreve të foljeve shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse, bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (për ose me):Pjesëza duke e përcjellores shkruhet në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore. Në raste mohimi, bashkë me të përsëritet edhe pjesëza mos:Nxënësit argëtoheshin duke kërcyer, duke kënduar, duke brohoritur e duke duartrokitur.Mund të gjykosh gabim duke mos parë, dukemos kontrolluar e duke mos njohur gjendjen.Pjesëza pa përpara pjesores shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore:Pa e parë e pa e takuar nuk e besoj.Pa lexuar e pa shkruar nuk mësohet asgjë.Parafjalët në, te (tek), me, nga, prejpërsëriten para gjymtyrëve homogjene sa herë bashkërenditen dy a më shumë emra a përemra me të cilët ato lidhen.në vjeshtë, në verë, në dimër, në pranverë;te popujt, te fiset, te pellazgët, te shqiptarët;me mish, me shpirt, me dashuri, me zjarr;nga Elbasani , nga Dibra, nga Kukësi, nga Saranda;prej merakut, prej dhimbjeve, prej të ftohtit;as në sjellje, as në fytyrë, as në trup, as në duar.I pëlqen vendi i tij në pranverë, në verë, në vjeshtë dhe në dimër, pra në të katra stinët e vitit.Shkoi te Sara, te Beni, te Jona, që të pyeste për mësimet e nesërme.Andi i kishte të rrallë shokët nga rregullsia, nga mençuria dhe nga serioziteti në punë.Përpiqej me mish e me shpirt për të arritur atë që donte.të jetojmë, të punojmë, të mendojmë, të ndërtojmë, për të folur, për të shkruar, me të ardhur, me të parë etj.Mësuesi udhëzonte nxënësit për të studiuar, për të kuptuar dhe për të zbatuar të rejat e shkencës.Ai mori masa urgjente me të arritur e me të parë gjendjen e spitaleve.Drejtshkrimi i pjesëzave dhe i parafjalëve të përsëritura2029

