Page 21 - Demo
P. 21


                                    Aty gjen plakën, nanën e vet, gruen e nji djalë të rritshëm si nja 18 vjeç. Ata s’po e njofin, as ky s’po e njef djalin, pse, kur kishte pas dalë prej shpie, s’kishte pas lanë tjetërkënd veç t’amën e gruen. Prandaj nis e mendon zi e ma zi për atë djalë e bahet me luejtë mendsh.Kur vjen koha me ra, qe se djali po shkon me fjetë me t’amën, domethanë me të shoqen e shtegtarit të panjoftun. I kërcen gjaku, ndan me e mbytë, e ishte he-he tuj lëshue në të, kur i vje ndër mend fjala e plakut: “Idhnimin e mramjes lene për në mjes”, edhe thotë: \bahet çka të bahet, po pres deri nesër!\Të nesërmen, grueja e tij kishte qenë çue herët e dalë në arë, ndërsa i biri ishte ende në të shtrueme. Qatje ma vonë po e thërret plaka e i thotë:– Çou, biro, e shko te nana jote e ndihmoji pak!“Pale, – thotë me vete shtegtari, – po kjo çka do me thanë?”I avitet plakës e nisë me e pyet:– A ke njeri? – po e pyet. – Kush asht ai djalë?– Kam pasë, – po i dëfton plaka, – nji djalë. Mbasi e rehatova e gjithësesi, në vend që me më gëzue, më la mbas nji muaji me nusen e u nis për kurbet. Vjetët e para na pat çue pare edhe mirë, por tash ka shumë vjet që s’dij gja për te a asht gjallë a vdekë. Nusen ma ka pasë lanë shtatzanë e i ka falë Zoti këtë djalë që tash asht rritë e burrnue e ende s’e ka pa babën e vet. Lene Zot se, kur e shoh, si me pa djalin tem.Ndërsa flitte plaka, këtij i shkonte e i vinte fytyra, s’mund të presi ma, por i bje ndër krahë e i thotë:– Djali yt jam vetë. A s’po më njef?Plaka u ra syve si të ishte tue u çue prej gjumit, kaq e papritun i erdh ajo fjalë. Ia gjet nji shej në qafë e, tue qa, e rroku me mall. Thirri mandej nusen e nipin e jetuan bashkarisht me nji mijë të mira.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni përrallën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Cilët njerëz lë në shtëpi djali, kur vendos të largohet? Çfarë synon të arrijë me largimin e tij?b) Sa vjet punoi djali te zotnia? Sa grosh është pagesa që mori për punën e bërë? c) Djali i shpenzon këto monedha për këshillat e një plaku të urtë. Çfarë përfiton djali nga këshillat e plakut? Kë ndihmon tjetër nëpërmjet tyre?Plotësoni tabelën.Tri momentet kur djali vë në jetë tri këshillat:Analizojmë tekstin2 Dalloni hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen e përrallës. Vendosini çdo pjese nga një titull. Argumentoni përgjigjen.3 Dalloni në fragmentin e fundit (djali mbërrin në shtëpi) pjesët rrëfyese, dialoguese dhe ato medituese. Studim tekstiPërrallaPërralla është një krijim gojor që gërsheton motivet reale me ato fantastike. Kalimet nga realja në fantastiken, nga natyrorja në mbinatyroren, nga e pamundura në të mundur janë të natyrshme dhe nuk të befasojnë. E jashtëzakonshmja është elementi kryesor artistik i përrallës. Zakonisht, personazhet nuk karakterizohen nga ana psikologjike, por jepen në një formë të caktuar dhe nuk shmangen prej saj. Çuditë që ndodhin në përralla, ndërtohen në mënyrë të tillë që askush të mos habitet dhe të frikësohet. Ato janë shumë të pëlqyera dhe argëtuese, por mbartin edhe vlera didaktike (edukative). Përrallat tregohen në prozë.19Lexojmë
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25