Page 212 - Demo
P. 212


                                    Fjala fonemë vjen nga greqishtja e vjetër: phone-tingull, zë. Ndryshimi i tingujve vjen si pasojë e ndikimit të tyre te njëri-tjetri. Nëse folësi do ta shqiptonte të veçuar një fonemë, për shembull: –n, -aetj., do t’i kushtonte vëmendje artikulimit të këtij tingulli, domethënë, mënyrës se si e përdor aparatin e të folurit (gjuhën, buzët, qiellzën, dhëmbët etj.) për prodhimin e një tingulli të caktuar. Në rrjedhën e të folurit, gjatë komunikimit, kuptohet që folësi nuk i kushton ndonjë rëndësi të veçantë mënyrës se si i nyjëton tingujt, pasi e përqendron vëmendjen e tij te përmbajtja e thënies dhe fjalët i shqipton si një njësi e vetme, e gatshme, dhe jo si një tërësi tingujsh. Pikërisht gjatë fazës nyjëtimore ndodh që tingujt ndikojnë te njëri-tjetri për arsye nga më të ndryshmet. Për shembull, fonema –s, te fjala asgjë, shqiptohet –z (azgjë), për shkak se fonema –gj ndikon mbi fonemën –s, duke e bërë sa më të ngjashme me veten. Ndryshime të tilla si ky në fjalë, quhen ndryshime fonemore. Koha dhe shkaqet e ndryshimit të fonemave janë të ndryshme. Disa ndryshime shpjegohen me rregulla fonetike që veprojnë aktualisht në gjuhë, çka na ndihmon të shohim konkretisht ndikimin e tingujve mbi njëri-tjetrin, si pasojë e pozicionit apo e kombinimit të tyre. Për këtë arsye janë quajtur ndryshime pozicionale dhe kombinatore. Nga ana tjetër, ka disa ndryshime fonemore, të cilat mund të shpjegohen vetëm me anë të rregullave fonetike që kanë vepruar kohë më parë në gjuhë, por që në ditët e sotme nuk veprojnë më si dikur. Këto ndryshime fonemore quhen ndryshime historike. Pra, i përkasin historisë së gjuhës.Vitin e shkuar kemi trajtuar disa raste ndryshimesh kombinatore dhe pozicionale, si: akomodimi, asimilimi, disimilimi, reduktimi i zanoreve etj. Kujtojmë se me ndryshime kombinatore kuptojmë ndryshimin fonemor që vjen si rezultat i ndikimit të një tingulli mbi një tjetër, si rezultat i kombinimit, fqinjësisë mes tyre. Në kuadër të këtyre ndryshimeve është folur edhe për dukurinë e shtimit apo rënies së tingujve, proces për të cilin do të flasim më gjerësisht në këtë njësi mësimore.Me shtesë tingujsh kuptojmë një ndryshim kombinator, si rrjedhim i të cilit shtohen tinguj në fillim, në mes apo në fund të fjalës. Një dukuri e tillë haset kryesisht në të folme të veçanta dialektore a nëndialektore dhe shpeshherë diktohet nga nevoja që ndjen folësi për të lidhur artikulimin e disa tingujve të veçantë, si për shembull: harritëm në vend të arritëm; zembër në vend të zemër etj. Nisur nga pozicioni në të cilin shtohet tingulli brenda një fjale (në krye, në mes apo në fund), dallohen tri dukuri të ndryshme për shtesat e tingujve. Këto dukuri përshkruhen në tabelën e mëposhtme.Ndryshime kombinatore - Shtesat e tingujvePërkufizimi Tingulli i shtuar ShembujDukuria e protezësProtezë quhet dukuria sipas së cilës, tingulli shtohet në krye të fjalës.Tingulli i shtuar quhet epentik.heci (eci) ndrejt (drejt)Dukuria e epentezësEpentezë quhet dukuria sipas së cilës, tingulli shtohet në mes të fjalësTingulli i shtuar quhet epentik.mbrekulli (mrekulli), zembra (zemra)Dukuria e epitezës Epitezë quhet dukuria sipas së cilës, tingulli shtohet në fund të fjalës.Tingulli i shtuar quhet epitetik.shkumbë (shkumë), sapund (sapun)Tingujt dhe ndryshimet fonetike të tingujve në shqip: shtesat e tingujve21012
                                
   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216