Page 213 - Demo
P. 213
HiatusiRastet e mësipërme, ndonëse përdoren rëndom në të folmen e përditshme të folësve të shqipes, do të përbënin shkelje të rregullave drejtshkrimore në një kontekst të foluri apo shkrimi ku kërkohet respektimi i këtyre rregullave. Ndërkohë, duhet pasur parasysh se në disa raste, dukuria e shtesës së tingujve ka lindur si nevojë e shmangies së dy tingujve të njëjtë apo të ngjashëm dhe, si rrjedhojë, është ngritur në normë. Në gjuhën shqipe, kjo dukuri vihet re aty ku lind nevoja për shmangien e takimit të dy zanoreve, si në rastin e trajtave të fjalëve: kala-kalaja; këndo-këndova; nxito-nxitohem. Siç vihet re, kur fjala ndryshon trajtë, si për shembull emri ‘kala’ nga trajtë e pashquar shkon në të shquarën, do të kishim takimin e dy zanoreve të njëjta: kala-a, çka në shqiptim do të krijonte efektin e hiatusit. Për të shmangur këtë, ndodh dukuria e kundërhiatusit, pra shtimi i një tingulli në mes të këtyre zanoreve. Ndërkohë, duhet të theksojmë se në pjesën dërrmuese të rasteve, kjo dukuri është e panevojshme, siç e dëshmon një gamë e gjerë shembujsh, p.sh.: flutur-flutura; shteg-shtegu; kap-kapa; ik-ika etj.USHTRIME1 Në të folmen e gjyshërve, prindërve, miqve dhe tuajën, përpiquni të dalloni nëse ka raste shembujsh të shtesave të tingujve. Paraqitini ato sipas modelit të tabelës së mëposhtme.Ndryshime kombinatore - Shtesat e tingujvePërkufizimi Tingulli i shtuar ShembujDukuria e protezësDukuria e epentezësDukuria e epitezësDukuria e kundërhiatizimit2 Përcaktoni nëse ka apo jo ndryshime fonemore te fjalët në vijim dhe përcaktoni llojin e tyre. Mbletë, mbrëmje, pambarimisht, hopingë, hecim, thembra, zembra, mbrekulli, krimb, shkumbë, shkumbës, sapund, përfundoj.3 A ndikojnë tingujt mbi njëri-tjetrin si pasojë e pozicionit të tyre në fjalë? Nëse po, sillni dy shembuj që dëshmojnë këtë dukuri.4 Çfarë kuptoni me dukurinë e shtesës së tingujve në fjalë? A mund të shtohen ata në çdo pozicion të fjalës? Nëse po, sillni nga një shembull për secilin rast..Drejtshkrim211

