Page 215 - Demo
P. 215


                                    Shtresa vetjake e leksikut të shqipesShtresa e huazuar e leksikut të shqipesFjalët e një gjuhe mund t’i përkasin fondit autokton, pra i kanë rrënjët thellë në origjinën e gjuhës amtare. Ky fond fjalësh përbën shtresën vetjake të leksikut të një gjuhe. Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane dhe një pjesë e leksikut të saj i përket fondit të lashtë indoevropian. Fjalë të fondit të lashtë indoevropian:atë, bir, motër, dorë, emër, natë, gjarpër, punë, veri, zog, mal, mjegull, qaj etj.Shtresa e lashtë indoevropiane përbën bërthamën e leksikut të shqipes. Fjalët që i përkasin këtij fondi janë më të qëndrueshme. Kjo do të thotë se ato nuk zëvendësohen lehtësisht me fjalë të reja. Po ashtu, kanë aftësi të mëdha fjalëformuese, pra me to mund të formohen fjalë të reja, si ato të paraqitura në tabelën e mëposhtme.dorë dorëzoj – dorëzim – dorëzohem – i dorëzuar – dorëzanë – dorëcung – dorëdhënë – dorëheqje – dorëtharë etj.punëpunoj – punim – përpunim – punësoj – i punësuar – i papunë – punëdashës – punëmirë –punëdore – punëdhënës – punëshumë – punësi – papunësi – punësim – punishte – punues – përpunues – nëpunës etj.Me proces të huazimit leksikor, kuptojmë marrjen e fjalëve apo të shprehjeve të një gjuhe të huaj, për t’i përdorur në gjuhën amtare. Për shembull, fjalët: celular, televizor, lavatriçe, lavaman etj., janë fjalë të huazuara që tashmë bëjnë pjesë në leksikun e shqipes. Rrugët dhe arsyet e huazimit të fjalëve të huaja janë nga më të ndryshmet. Gjatë historisë së njerëzimit, popujt kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin, qoftë për shkak të afërsisë gjeografike, qoftë për shkak të marrëdhënieve kulturore, politike, ekonomike etj. Një fjalë e re, e huazuar për të shënuar një nocion të caktuar (konkret ose abstrakt), mund të hyjë në përdorim së bashku me nocionin që shënon dhe Me leksik kuptojmë tërësinë e fjalëve dhe të shprehjeve të një gjuhe. Kështu, mund të flasim për leksik të gjuhës shqipe, italiane, greke etj., që përgjithësisht e gjejmë të pasqyruar në fjalorë. Fjalori i gjuhës shqipe i vitit 2006 përmban rreth 48 000 fjalë. Lista e fjalëve dhe e shprehjeve të një gjuhe është gjithnjë e hapur, sepse ekziston gjithnjë mundësia që, për nevoja të komunikimit, të shtohen fjalë të reja. Duhet bërë dallimi mes leksikut të një gjuhe dhe leksikut të një folësi, pasi ky i fundit nuk e përdor të gjithë leksikun e gjuhës së vet. Në përgjithësi, njeriut mund t’i shërbejë një sferë e vogël e leksikut (jo më shumë se 400-800 fjalë) për komunikimin e përditshëm. Në rastet e dhënies dhe të marrjes së mesazheve më të ndërlikuara, si për shembull, leximi i teksteve të ndryshme, nevojitet një bagazh leksikor prej 4000-5000 fjalësh. Për shkrimtarët apo studiuesit e ndryshëm, ky numër është më i lartë.Për qëllime studimore, leksiku i një gjuhe mund të ndahet sipas burimit nga vijnë fjalët. Sipas kësaj ndarjeje, dallohet shtresa vetjake dhe shtresa e huazuar e fjalëve.Leksiku i gjuhës shqipe dhe pasuria e tij 1213Leksikologji
                                
   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219