Page 218 - Demo
P. 218
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten dhe toskërishten.Edhe brendapërbrenda një dialekti ka dallime gjuhësore sipas krahinave të ndryshme. Këto dallime përbëjnë krahinorizmat ose të folmet krahinore.Dialekti gegë përdoret në të djathtë të rrjedhës së lumit Shkumbin. Pra, deri në Vermosh brenda kufijve të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore dhe në pjesën jugperëndimore të Malit të Zi.Dialekti toskë përdoret në të majtë të lumit Shkumbin. Pra, deri në Konispol brenda kufijve të Shqipërisë, dhe në të folmet çame në Greqi deri në gjirin e Prevezës. Lexoni tekstet e mëposhtme dhe përcaktoni se cili prej tyre i përket dialektit të Veriut dhe cili dialektit të Jugut. Gjeni ndryshimet ndërmjet tyre.Shtegu që çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë.Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave... Ernest KoliqiEmri i katundit është Bubutimë, si pas zhurmës që bën deti. Paralajmërojmë lëçitësit të mos e kërkojnë këtë katunt të lashtë në vëndin ku pat qënë klhisur sepse e kanë shembur tërmetet e luftrat dhe vëndin e mbulon sot një pyll i dendur.Të fundit njerës që dinin të na tregojnë gjyrmat: Tat Tanushi, Imzot Nikanori, një bari edhe njëmbëdhjetë priftërinj të asaj krahine, flenë sot gjumin e tokës dhe ne s’kemi fuqinë t’i sjellëm prapë në jetë që t’i pyesëm. Një gjë që dihet mirë është se Bubutima ka qënë një katunt i math, jo shumë lark nga deti që i thonë Adriatik. Vëndi është i bukur sepse toka bleron...Mitrush KuteliDialektet e gjuhës shqipeHARTA E DIALEKTEVExxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxMbani mendDialekti është variant i gjuhës së një populli që përdoret nga një pjesë e popullsisë, por që kuptohet edhe nga folësit e tjerë të kësaj gjuhe. Në krahina, në fshatra apo në qytete të caktuara përdoren variante të gjuhës shqipe, që janë të kuptueshme kryesisht prej folësve të atij vendi. Kjo gjuhë nuk dallohet për respektim të standardit si në të folur, ashtu dhe në të shkruar. 2162

