Page 220 - Demo
P. 220


                                    Gjuha standarde shqipe është varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar. Ajo përfshin gjuhën që përdoret në shkollë, në dokumente zyrtare, në botime, si dhe në komunikimin zyrtar.Të gjitha mediat, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni e kudo ku ka shqiptarë, përdorin gjuhën standarde shqipe.Gjuha standarde shqipe dallohet për praninë e rregullave dhe normave, që duhen zbatuar. Këto rregulla dhe norma janë vendosur pas shqyrtimit të disa formave të mundshme. Kjo do të thotë se ndër disa fjalë dhe ndërtime me të njëjtin kuptim, është zgjedhur njëra formë si përfaqësuese më e pëlqyeshme dhe janë përcaktuar edhe rregullat për çdo rast.Realizimi i njësimit të gjuhës standarde u arrit nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili zhvilloi punimet nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972, në Tiranë. Në Kongres u përfaqësuan gjerësisht forcat e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Aty ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe arbëreshë nga Italia.Rasti Forma të mundshme Forma përfaqësuesee pakryera e foljes shkonja, shkojsha, shkoja shkojae ardhmja e foljes do shkoj, do të shkoj, kam me shkue, kam të shkojdo të shkojGjuha standarde, roli dhe rëndësia e përdorimit të sajMbani mendPra, me normëduhet të kuptojmë jo vetëm format e fjalëve, ndërtimet fjalëformuese dhe sintaksore më të përhapura, por edhe tërësinë e rregullave të vendosura për përdorimin e tyre në standardin gjuhësor. Kështu, norma apo standardi i një gjuhe përfaqëson kodin e përdorimit të saj. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është dokumenti kryesor që përbën kodin e gjuhës shqipe. Në të pasqyrohen të gjitha normat fonetike, morfologjike, sintaksore e leksikore për të shkruar dhe për të folur gjuhën standarde.Megjithëse gjuha standarde dhe dialektet ndryshojnë ndërmjet tyre, ato nuk janë të izoluara. Pra, japin e marrin mes tyre. Gjuha standarde thith nga dialektet vlerat e tyre më të mira.USHTRIME1 Plotësoni diagramin e Venit për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet mes gjuhës standarde dhe dialekteve.2 Në tekstin me titull “I lumtur është njeriu që s’ka nakar”, gjeni fjalët e gegërishtes. Përbri secilës fjalë shkruani formën që ka në gjuhën standarde. 3 Shkruani në gjuhën standarde fjalët e mëposhtme.bani me lexue kam zgjidh shqyptarsyni lark me shkue pa kënduetash ish foshnjisht i math4 Ndahuni në grupe dhe bëni një projekt me temë “Pasurimi dhe pastrimi i gjuhës standarde shqipe”. gjuha standarde dialektet2183
                                
   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224