Page 222 - Demo
P. 222


                                    Huazime në fjalëformimPërveç fjalëve a shprehjeve, gjuhët mund të huazojnë edhe mjete dhe mënyra fjalëformimi, si parashtesa, prapashtesa, përngjitje etj. Kështu, në gjuhën shqipe vërehet rëndom përdorimi i parashtesave të huaja, si: anti-, diz-, multi-, poli-, super- etj., dhe i prapashtesave me burim të huaj, si: -al, -ant, -acion, -llëk, -xhi, -çi, -izëm, -men etj. Mënyra fjalëformimiParashtesim Përdorimi i parashtesave: anti-, diz-, multi-, poli-, super- etj.antikombëtar, dizinformoj, multifunksional, politeknik, superfuqi etj. PrapashtesimPërdorimi i prapashtesave: -al, -ant, -acion, -llëk, -xhi, -çi, -izëm, -men.kontinental, interesant, operacion, karshillëk, thashethemexhi, zanatçi, majtizëm, bllokmen etj.Në rrafshin sintaksor, huazimet ndikojnë drejtpërdrejt në strukturën e gjuhës, pra në mënyrën se si lidhen fjalët. Duhet thënë se huazime të tilla e dëmtojnë rëndë gjuhën, sepse ndërhyjnë në sistemin e saj. Kohët e fundit, në gjuhën shqipe vihet re një përdorim i shpeshtë i ndërtimeve të huaja, ndonëse është i panevojshëm. Ndikim i huaj Ndërtim sipas normës shqipeFjali pyetëse Kush djalë mungon? Cili djalë mungon?Si njerëzit sillen sot? Si sillen njerëzit sot?Këmbimi veprorepësore Pronari në zotërim të objektit. Pronari që zotëron mallin.U lind në Durrës. Ka lindur në Durrës.Gjinore në vend të kallëzores Është e një rëndësie të veçantë. Është me rëndësi.Përdorimi i parafjalëve Mendoj mbi këtë çështje. Mendoj për/rreth këtë/kësaj çështje/çështjeje.…Pra, megjithëse huazimi është një proces i vazhdueshëm në gjuhë, duhet mbajtur parasysh se përdorimi dhe zgjerimi i fondit vetjak të saj duhet të jetë kusht parësor për folësit e kësaj gjuhe. Profesori i shquar, Eqrem Çabej, shihte një lidhje të ngushtë mes pasurisë së gjuhës dhe nivelit kulturor të një kombi: Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është një tregues i nivelit të kësaj kulture.Huazime në sintaksëShmangia e huazimeveLeksikologji220
                                
   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226