Page 23 - Demo
P. 23
FjalorNjë dy, tri orë të dyfishta ecin. E rëndë është rruga dhe e rrëpirë, që shpie drejt në malin e hyjnive. Humbabën nuk e shohin, s’e dëgjojnë. Mbi mal lëshohet nata, yjet dalin. Të dy u shtrinë e gjumë i rëndë i mori. Herët n’mëngjes, Enkiduji e zgjon mikun: “Një ëndërr e kam parë, miku im, vërtet e frikshme ishte ajo ëndërr, në majë të malit rrinim të dy bashkë, dhe ja, një shkëmb që kishte mbetur pezull, u rrokullis e thekshëm shungulloi. Një njeri u copëtua, n’sa ne të dy mënjanë fluturuam, sikur t’ishim miza të vockla n’fushë kah fluturojnë. Mandej t’filluam rrugën për n’Uruk”. Aherë mbreti mikut se ç’i tha: “E mirë është ëndrra që ke parë,kuptim të mirë ka ëndërrimi yt.Atë që e pe duke u shembur maja, përfundi që e dërrmoi njeriun e tretë, këtë kuptim e ka përmbajtja e saj: ne do ta zëmë Humbabën, do ta mbysim, atij kufomën n’fushë do t’ia hedhim dhe n’ag të parë kthehemi n’shtëpi”. Tridhjetë orë udhëtuan pa u ndalur, tridhjetë orë ata i numëruan. Një gropë e çelën para hyut të diellit dhe ngritën duart, Shamashit t’i luten. Mbi grumbull dheu, Gilgameshi hip Epi i Gilgameshit Epi i Gilgameshit mendohet se është eposi më i vjetër në gjithë letërsinë botërore, i zbuluar deri më sot. Kjo vepër i përket qytetërimit Mesapotam dhe traditës së shkrimit kuneiform. Ajo është gdhendur me kunja në 12 pllaka argjile. Ashtu si gjithë eposet e tjera, është një rrëfim për trimat. Ky është një epos kushtuar Gilgameshit, mbretit të Urukut, trimërisë dhe forcës së tij, por edhe mëdyshjeve dhe pikëpyetjeve për jetën dhe vdekjen. Gilgameshi, dy të tretat i ka perëndi dhe një të tretën, njeri. Ai bashkë me mikun e tij Enkidujin, i cili në fillim sillej si kafshë, por më pas u përshtat dhe jetoi me njerëzit, ndërmarrin veprime për të mposhtur armiqtë e njerëzve dhe të hyjnive. Në pjesën e mëposhtme tregohet se si Gilgameshi me mikun e tij Enkidujin vrasin Humbabën, rojë në malin hyjnor. Ata, si gjithë heronjtë epikë, duan të fitojnë lavdi nëpërmjet veprimeve të tyre.Përkthyer nga Anton BerishaPara leximitUruk – qyteti ku sundon Gilgameshi.Humbaba – roja e malit të Cedrit, qenie me forcë të jashtëzakonshme, kanoset dhe u bën të këqija njerëzve, por ka fyer edhe hyjni. 21Lexojmërrëfime popullore

