Page 24 - Demo
P. 24


                                    Fjalornë gropë, ca kokrra i flak edhe flet: “O mal, na sill një ëndërr, o i larti Shamash, i sill një ëndërr Enkidujit!” Një erë e fortë drurët i përshkon, thëllim i tmerrshëm atëherë çohet. Gilgameshi e lejon mikun të shtrihet, mandej dhe vetë shtrihet afër tij. Përkulet prej stuhisë si drithi në erë dhe bie n’gjunjë, kryet e mikut t’vet e mban. S’vonon një gjumë i fortë e i rëndë, që i merr njerëzit, bie mbi Enkidujin. Në mes të natës na i doli gjumi, ngrihet dhe mikut t’vet kështu i flet: “Mos më thërrite mua, o Gilgamesh? Si vallë u zgjova? A thua ti më preke? Pse jam i frikësuar? A mos kaloi një hy këndej? Pse gjithë trupin tim e kam t’këputur? Përsëri, o mik, një ëndërr t’frikshme unë e kam parë: gjëmonte qielli, toka e tërë trandej, të zezat re t’stuhisë afroheshin, shumë të errta mblidheshin në grumbuj; ndriçonte vetëtima, rrufeja shkrepte, përherë shkonin retë duke u zgjeruar, si t’ishte duke reshur binte vdekja. Shndrit dhe një herë flaka, pastaj shuhet. Rrufeja një njeri e bëri hi. Të shkojmë! Në kasollet, atje n’mal, në mes të cedrave të bëjmë këshillë”. Hap gojën Gilgameshi, i flet mikut: “Ëndërr të mirë Enkiduj ke parë, t’gëzueshëm shumë kuptimin ajo e ka. E ashpër lufta pa dyshim do t’jetë, por ne të dy Humbabën do ta mbysim”. Me mund u ngjitën në majë të malit, ku cedrat madhështorë e të harlisur e rrethojnë vendbanimin e hyjnive. Në bardhësinë që verbon, shkëlqen tempulli i shenjtë i hyjneshës Irninë. Tevona ndihet një gulçim i frikshëm dhe drurët zënë thekshëm t’vërshëllejnë. Shohin Humbabën vetëm duke ardhur, i ka të mprehta kthetrat si t’luanit; resh – bie mbi tokë.cedri – një lloj peme që bën pjesë në familjen e drurëve halorë.tevona – më vonë.Irnina – hyjnesha e qytetit te Urukut, vajzë e hyjit të qiellit.Shamashi – dielli, zot i diellit, ai është mbrojtës i Gilgameshit. Ai e nxit dhe e ndihmon në përleshjen me Humbabën që ta vrasë atë. 22Lexojmë
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28