Page 240 - Demo
P. 240


                                    Lakimi i emraveKujtojmëFormat e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit të tij në fjali, quhen rasa.Emri ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren.Tërësia e ndryshimeve që pëson emri kur vendoset nëpër rasa, quhet lakim.xhupi jeleku palltoja të dëgjuarit Në lakimin e parë bëjnë pjesë emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e shquar njëjës marrin mbaresën -i: mal-i, kal-i, djal-i, dyqan-i, spital-i etj. Në lakimin e dytë bëjnë pjesë emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e shquar njëjës marrin mbaresën -u: mik-u, fik-u, borzilok-u, finok-u etj. Në lakimin e tretë bëjnë pjesë emrat e gjinisë femërore, që në emëroren e shquar njëjës marrin mbaresën -a/-ja: dera, vajza, lulja, lagjja etj. Në lakimin e katërt bëjnë pjesë emrat e gjinisë asnjanëse, që në emëroren e shquar njëjës marrin mbaresën -t/ -it/të: të ftohtët, të ngrohtët, të folurit, të parit, të kuqtë, të zitë etj.Rasa Pyetjet Numri I pashquar I shquar emërore Kush? Cili? Cila? Cilët? Cilat? njëjës shumës (një) libër (disa) libralibri librat gjinore I kujt? E kujt? Të kujt? njëjës shumës i/e (një) libri i/e (disa) librave i/e librit i/e librave dhanore Kujt? Cilit? Cilës? Cilëve? Cilave? njëjës shumës (një) libri (disa) librave librit libravekallëzore Kë? Cilin? Cilën? Cilët? Cilat? njëjës shumës (një) libër (disa) libralibrin librat rrjedhore Prej kujt? Prej cilit? Prej cilës? Prej cilëve? Prej cilave? njëjës shumës prej (një) libri prej (disa) librashprej librit prej librave Rasa Trajta e shquar Trajta e pashquarnjëjës shumës njëjës shumësemërore muri muret (një) mur (disa) muregjinore i/e murit i/e mureve i/e (një) muri i/e (disa) murevedhanore murit mureve (një) muri (disa) murevekallëzore murin muret (një) mur (disa) murerrjedhore prej murit prej mureve prej (një) muri prej (disa) mureveEmrat ndahen në katër lakime.Lakimi i parë KujdesNë disa raste, emrat e numrit shumës në rasën rrjedhore mbarojnë me -sh: Dëgjoheshin lloj-lloj fjalësh (jo lloj-lloj fjalëve).Por ka edhe raste kur mund të qëndrojnë të dyja variantet: -sh/-ve: Ishte dërrmuar prej hallesh/halleve të shumta.2383
                                
   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244