Page 244 - Demo
P. 244
Lakimi i përemrave vetorëKujtojmëPëremri vetor është fjalë e ndryshueshme që tregon veta të ndryshme: vetën e parë,vetën e dytë, vetën e tretë, në numrin njëjës dhe në numrin shumës.Përemri vetor është fjalë e ndryshueshme që tregon në veta të ndryshme (vetën e parë, vetën e dytë, vetën e tretë, në numrin njëjës dhe në numrin shumës). Numri njëjës Numri shumës Veta e parë – UNË – tregon atë që flet. Veta e parë – NE – tregon një grup vetash ku bën pjesë edhe personi që flet.Veta e dytë – TI – tregon atë me të cilin flasim.Veta e dytë – JU – tregon bashkëbiseduesit.Veta e tretë – AI/AJO – veta për të cilën flitet, por që nuk është e pranishme.Veta e tretë – ATA/ATO tregon ata për të cilët bëhet fjalë, por që nuk janë të pranishëm.Përemrat vetorë lakohen në numrin njëjës dhe në numrin shumës. Përemrat e vetës së parë dhe të dytë, njëjës dhe shumës, nuk lakohen në rasën gjinore. Lakimi i përemrave vetorë dhe trajtat e shkurtraNjëjës Shumës Veta I Veta II Veta III Veta I Veta II Veta IIIEmërore unë ti ai ajo ne ju ata atoGjinore - - i, e atij i, e asaj - - i, e atyre i, e atyreDhanore mua më ty të atij i asaj i neve na juve ju atyre u atyre uKallëzore mua më ty të atë e atë e ne na ju ju ata (ta) i ato (to) iRrjedhore prej meje prej teje prej (a)tij prej (a)saj prej nesh prej jush prej (a)tyre prej (a)tyreGjatë lakimit, përemrat vetorë në rasat dhanore dhe kallëzore dalin me dy forma (trajtë e plotë + trajtë e shkurtër).Trajtat e shkurtra qëndrojnë pranë foljes dhe zakonisht vendosen para saj: E lajmëroi menjëherë shoqen (atë).Ka raste kur trajtat e shkurtra i ngjiten foljes pas: Lajmëroje menjëherë shoqen.Ka edhe raste kur trajtat e shkurtra futen në trup të foljes: Lajmërojeni menjëherë shoqen.Mbani mend2425

