Page 245 - Demo
P. 245


                                    USHTRIME1 Nënvizoni trajtat e plota dhe trajtat e shkurtra të përemrave vetorë.Edhe mua më gëzoi shpallja e pavarësisë së Kosovës. (kë?)Më trego edhe mua një përrallë. (kujt?)Ty të erdhën shokët për ditëlindje. (kujt?)Edhe ty të ftuan në ditëlindjen e Anës. (kë?)Atij i dhuruan disa disqe të reja. (kujt?)Atë e falënderuan për rezultatet e arritura në mësime. (kë?)Për rezultate të larta na falënderuan edhe ne. (kë?)Neve na bëri përshtypje sjellja e saj e pahijshme ndaj një të moshuari. (kujt?)Ju ju respektojnë të gjithë në shkollë. (kë?)Juve ju tregoi një përrallë gjyshi? ( kujt?)2 Nënvizoni përemrat vetorë (trajtat e plota dhe trajtat e shkurtra) në pjesën e mëposhtme. Përcaktoni vetën, numrin dhe rasën e tyre (për vetën e tretë edhe gjininë).Po luftëtari nuk flet dot. Ai, që s’i ishin mvrejtur sytë kur i binin me shigjetat dhe gjylet si breshër mbi supe, qan si çilimi, bie më gjunjazi, i puth dorën princeshës së nderuar, po lotët e mbytin dhe s’thotë dot “unë jam!”. Por nëna e mori vesh. E njohu nga syri, e njohu nga fytyra, e njohu nga sjellja. Pastaj e njohu më mirë ajo dhe Shqipëria, dhe bota nga ato që bëri. Ai qe i tërë dhe i gjallë, Gjergj Kastrioti, princi i Krujës, konti i Matit dhe Zoti i Dibrës, që u quajt Skënderbe prej Sulltanit, mbret i Shqipërisë dhe i Maqedonisë prej Papës.Si mori bekimin e nënës dhe u bë dy herë më i fortë se më parë, rrëmbeu shpatën, e ngjeshi në brez dhe shkoi kaluar në fortesë.Kruja që dukej e shkretuar, lëviz dhe ngjallet. Burra, gra, fëmijë janë mbledhur në shesh të qytetit. Flamuri i huaj u hoq dhe tani valon në erë flamuri i Shqipërisë. Për atë gëzohet populli, për atë tingëllojnë kambanat, për atë gjëmojnë topat. Ato që ngjanë nën atë flamur, nën atë kryeushtar, i shkruan historia me shkronja të arta, i buçasin malet, brigjet dhe gurët e Shqipërisë, i tregojnë përrallat dhe legjendat e pleqve dimrit rreth vatrës. Fan Noli3 Vendosni në rasën e duhur përemrat në kllapa.(unë) ......... nuk më erdhi mirë që nuk u takuam sot bashkë. Cilitdo prej (ju) ......... mund t’i ndodhë një ngjarje e tillë. Unë duhet t’ia dhuroja librin (ajo) ........., sepse kështu më dukej (unë)..... më mirë.(Ne) ......... nuk na lejohej të nxirrnim libra nga biblioteka. (Ne) ......... kujdeseshim shumë për (ai) .........Në bibliotekë më merrnin çdo javë edhe (unë)......... .4 Lakoni përemrat unë, ne, ti, ju.5 Shkruani nga një fjali me çdo përemër të tabelës së mësipërme, në rasën dhanore e kallëzore.Morfologji243
                                
   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249