Page 249 - Demo
P. 249
Folja Nënvizoni foljet dhe thoni çfarë tregojnë.Paskam marrë 10!Marrsh gjithmonë ...Të kam thënë...E arrita atë që doja. Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton një veprim ose gjendje të kryefjalës.Folja tregon: veprimin, të cilin e kryen kryefjala e fjalisë:kërcej, mbjell, shkruaj, eci, notoj, prek, hekuros.gjendjen, në të cilën ndodhet kryefjala e fjalisë:mbetem, zemërohem, gëzohem, frikësohem, emocionohem.Folja është gjymtyra kryesore dhe më e rëndësishmja e fjalisë. Folja përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë. Ajo merr forma të ndryshme sipas vetës, numrit, mënyrës, kohës.Folja PërshtatjaShtegu të shpinte... në numrin njëjës, veta IIIAta i hapën vend... në numrin shumës, veta e IIIKjo ishte parë... në numrin njëjës, veta IIIVargmalet e Fatit nuk kishin... në numrin shumës, veta IIIgjerësinë e së cilës s’ta rrokte dot syri. në numrin njëjës, veta IIFoljet përdoren në fjali: me kuptim leksikor të plotë: Unë mbolla një pemë. si folje ndihmëse: Unë jam nisur që prej dy orësh.Foljet kam dhe jam quhen folje ndihmëse, kur përdoren për të ndërtuar format e kohëve të përbëra të foljes. Kuptimi Përshtatja në numër dhe në vetëPërdorimi i foljeve në fjali2478

