Page 250 - Demo
P. 250
Zgjedhimi i foljeveNënvizoni foljet në vargjet e mëposhtme.Dhe shpezët udhëtarë fluturuan.Me shtërg e dallëndyshe e-gjithë-ç’qenë.Veç harabeli vendit nuk po luan.Ai nuk ia beson kujt folenë. D. Agolli Foljet e nënvizuara i vendosim në vetën e parë, numri njëjës, koha e tashme e mënyrës dëftore. fluturuan - fluturoi qenë - jam luan - luaj beson - besojSiç shihet, foljet nuk dalin vetëm në një formë. Ato e ndryshojnë formën sipas vetës, kohës e mënyrës. Provojmë që dy nga foljet e nënvizuara t’i vendosim në vetën e dytë dhe të tretë, numri njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore. veta e parë fluturoj, luaj veta e dytë fluturon, luan veta e tretë fluturon, luanky veprim quhet zgjedhim i foljes. Pra, me zgjedhim të foljes kuptojmë tërësinë e formave që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës e kohës.Foljet grupohen në tri zgjedhime sipas mbaresave që marrin.Tabela e zgjedhimeve të foljes në kohën e tashme të mënyrës dëftoreZgjedhimi IZgjedhimi IIZgjedhimi IIIVeta Zgjedhimi I Zgjedhimi II Zgjedhimi IIII unë laj rrit diII ti lan rrit diIII ai/ajo lan rrit diI ne lajmë rritim dimëII ju lani rritni diniIII ata/ato lajnë rritin dinëKlasifikimi i foljeve në zgjedhimeNë zgjedhimin e parë përfshihen foljet që në vetën e parë të kohës së tashme të mënyrës dëftore marrin mbaresën -j: luaj, lexoj, punoj, mësoj.Në zgjedhimin e dytë përfshihen foljet që në vetën e parë të kohës së tashme të mënyrës dëftore dalin me temë me bashkëtingëllore: mbjell, vjel, kap, flas, djeg.Në zgjedhimin e tretë përfshihen foljet që në vetën e parë të kohës së tashme të mënyrës dëftore dalin me temë në zanore: di, pi, ha, rri.Folje të parregullta janë foljet që gjatë zgjedhimit ndryshojnë rrënjën: jam, qesh, qenë; kam, pata, pasur; bie, rash, rënë; shoh, pashë, parë; lë, lashë, lënë etj.Morfologji248

