Page 251 - Demo
P. 251
USHTRIME1 Nënvizoni foljet.Pak nga pak shqoi në errësirë një tufë rrezesh drite të dobëta e të kuqërremta. Atë e rrezatonte një libër i hapur, i cili qëndronte pezull mu në mes të sallës vezake. Libri rrinte pak pjerrtazi, kështu që ajo ia dallonte titullin. Ai ishte i lidhur me një kapak prej mëndafshi në ngjyrën e bakrit dhe, njëlloj si te gjerdani që Perandoresha-fëmijë e mbante të varur në qafë, edhe në atë libër dukeshin dy gjarpërinj që kafshonin bishtin e njëri-tjetrit dhe formonin një figurë.2 Plotësoni tabelën me folje me kuptim të plotë leksikor dhe me folje ndihmëse.Me kuptim të plotë leksikor Si folje ndihmëse3 Plotësoni fragmentin e mëposhtëm me foljet që mungojnë.Mënyra se si nxënësit i __________ detyrat e tyre ___________ në vite. Në vitin 1900, fëmijët _______ me shkumësa dhe pena. Sot fëmijët i ___________ shumë kohë kompjuterit. Por ende në botë, mjeti parësor i të shkruarit _______ lapsi.4 Lidhni me shigjetë grupet e dhëna të fjalëve, duke krijuar fjali. Nënvizoni foljet. Pse luajmë me të cilët luan. Sepse ato janë pjesë e jetës sonë dhe e bëjnë atë më të këndshme. Por ka edhe shumë e shumë lidhen me idenë e “lojës”. Pa dyshim që çdo lojë ka rregullat e veta. Të cilat duhet t’i njohësh, t’i zbatosh, gjatë gjithë lojës. Të jesh pjesë e moshatarëve lojëra të ndryshme? Të gjitha këto arsye të tjera. 5 Në foljet e ushtrimit të mësipërm, dalloni mbaresën nga tema e foljes. Më pas përcaktoni numrin, vetën, kohën.6 Shkruani foljen e duhur, duke përshtatur vetën dhe numrin me kryefjalën e fjalisë. – Arbana i _____________ një ninullë motrës së vogël.– Përpara postës _____________ shumë njerëz në radhë.– Kushërinjtë e mi dje ______________ një ekskursion mësimor.7 Nënvizoni foljet dhe grupojini në një tabelë sipas zgjedhimeve që u përkasin.Jeta është një mundësi, kape.Jeta është bukuri, adhuroje.Jeta është lumturi, shijoje.Jeta është ëndërr, bëje realitet.Jeta është sfidë, përballoje.Jeta është detyrë, përmbushe.Jeta është lojë, luaje.Jeta është e çmuar, kujdesu për të.Jeta është pasuri, vlerësoje.Jeta është dashuri, jetoje.Jeta është mister, zbuloje.Jeta është premtim, mbaje.Jeta është trishtim, kaloje.Jeta është himn, këndoje.Jeta është betejë, pranoje.Jeta është aventurë, rrezikoje.Jeta është jetë, mbroje. Nënë TerezaMorfologji249

