Page 252 - Demo
P. 252
Mënyrat dhe kohët e foljesMënyrat Kuptimi ShembujMënyra dëftore Gjendja ose veprimi përmes foljes shprehet si i vërtetë. Ai punonte natë e ditë.Mënyra lidhore Gjendja ose veprimi shprehet si i mundshëm. Mund të thuash të vërtetën.Mënyra kushtore Gjendja ose veprimi paraqitet si i mundshëm, i vërtetë, nëse realizohet një kusht.Nuk do të kthehesha prapa, po të dyshoja.Mënyra dëshirore Gjendja ose veprimi është i dëshirueshëm, në formë urimi, gëzimi a mallkimi.Kalofshi edhe shumë vite të tjera bashkë!Mënyra habitore Gjendja ose veprimi shprehet si i vërtetë i shoqëruar me një ndjenjë habie.Sa larg qenkan këto dyqane!Mënyra urdhërore Gjendja ose veprimi paraqitet në formën e një urdhri, lutjeje, dëshire a kërkese. Hidhu dhe priti ata topa!Folja ka tri kohë: kohën e shkuar, kohën e tashme dhe kohën e ardhme. Ato tregojnë kohën kur ka ndodhur veprimi në lidhje me çastin e ligjërimit.koha e shkuarkërkovakoha e tashmekërkojkoha e ardhmedo të kërkojçasti i ligjërimitpara çastit të ligjërimitpas çastit të ligjërimitFolja mund ta shprehë veprimin në mënyra të ndryshme. Mënyra të foljes quajmë format e ndryshme që merr folja për të shprehur një veprim të sigurt, të mundshëm, të dëshirueshëm ose të papritur.Folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore dhe urdhërore.Veprimi që kryhet nga folja, ndodh: në çastin kur ligjërojmë, koha e tashme:Me vendosmëri njeriu kërkon të drejtat e tij. para çastit kur ligjërojmë, koha e shkuar:Me vendosmëri njeriu kërkoi të drejtat e tij. pas çastit kur ligjërojmë, koha e ardhme: Me vendosmëri njeriu do të kërkojë të drejtat e tij.Kohët e foljes2509

