Page 255 - Demo
P. 255


                                    Format joveprore të foljeve ndërtohen: me mbaresa që janë të ndryshme nga ato të formës veprore: dëgjohem, lahet, ftohej etj.; me pjesëzën u në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore: u ktheva, u lava etj.; me ndihmën e foljes jam për të formuar kohë të përbëra: jam drejtuar, jam këshilluar etj.Forma veprore dhe forma joveprore e foljeveNënvizoni foljet e tekstit të mëposhtëm. Çfarë vini re?Maçoku i zi madhosh po ngrohej për shtatë palë qejfe në diell, duke menduar sa mirë ndihej aty, me bark përpjetë nën ato rreze të vakëta, me të katra putrat e mbledhura dhe bishtin të shpalosur. Pikërisht atëherë kur ishte kthyer tërë përtaci për të ngrohur shpinën në diell, maçoku dëgjoi fishkëllimën e shkaktuar nga një objekt fluturues që u afrua me shpejtësi marramendëse.L. SepulvedaFolja dëgjoi është në formën veprore, sepse tregon një veprim që e kryen kryefjala maçoku dhe bie mbi kundrinorin e drejtë fishkëllimën.Ndërsa foljet ngrohej, ndihej, ishte kthyer, u afrua janë në formën joveprore, sepse tregojnë veprime që kryehen prej dikujt tjetër dhe që i pësojnë kryefjalët ose që vetë kryefjalët veprojnë dhe pësojnë.USHTRIME1 Nëvizoni foljet dhe përcaktoni formën e tyre. Kangahu hapi flatrat dhe u ngrit në fluturim. Dallga e madhe e rrëmbeu të tërin në gjirin e saj. Kur doli sërish në sipërfaqe, drita e ditës ishte zhdukur. Pasi shkundi fort kokën, e kuptoi që mallkimi i detrave po i errësonte shikimin. Më kot krodhi disa herë kokën nën ujë, derisa ndonjë rreze e mekur drite mbërriti në bebëzat e syve të veshura nga nafta. Njolla veshtullore ia kishte ngjitur flatrat pas trupit, kështu që shkundi fort kthetrat me shpresën se do të largohej me shpejtësi nga qendra e dallgës së errët.L. Sepulveda2 Shndërroni në formën veprore fjalitë e mëposhtme. Çfarë vini re?Çelësat e shkollës mbahen nga roja. _______________________________________________________________________________________________Dreni u prit nga prindërit me mall. ________________________________________________________________________________________________Idetë e tij ishin përkrahur nga shokët. ____________________________________________________________________________________________Mësueses i ishin dhuruar lulet nga nxënësit e saj. __________________________________________________________________________Unë jam përkrahur shumë nga vëllai i madh. ________________________________________________________________________________3 Formoni 6 fjali me foljet mbaj, dëgjoj, marr, duke i përdorur në formën veprore dhe në formën joveprore.25310
                                
   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259