Page 26 - Demo
P. 26
Studim tekstiAnalizojmë tekstin2 Gjeni në tekst vargjet ku tregohet miqësia dhe përkujdesja e madhe që ka Gilgameshi ndaj Enkidujit. Për çfarë ane të karakterit të tij flasin këto veprime?3 Analizoni fjalët e hyjneshës Irninë. “Kthehuni prapa! Veprën tuaj e kryet, n’Uruk t’filloni, se ju pret qyteti!” A mendoni se ajo ishte dakord me veprimin e Gilgameshit? 4 Në këtë epos shkrihen dhe bashkëjetojnë tri botë. Bashkoni me shigjetë cilës botë i përket secili prej personazheve (mund të ketë më shumë se një shigjetë ndërlidhëse).GilgameshiEnkiduji njerëzitHumbaba hyjnitëShamashi kafshëtIrnina 5 Analizoni mënyrën se si u drejtohen heronjtë tanë perëndive. Cilat janë arsyet që i shtyjnë heronjtë tanë të komunikojnë me hyjnitë? Interpretoni tekstin 6 Në epose, ëndrrat janë një element i përdorur shpesh me funksion paralajmërues. Gjeni dy ëndrrat dhe analizojini ato duke shpjeguar dhe funksionin e tyre.7 Irnina i ndalon Gilgameshin dhe Enkidujin të shkojnë në majë të malit. Cila është arsyeja? Gjuha e tekstit8 Cila është figura letrare në vargjet e mëposhtme? gjëmonte qielli, toka e tërë trandej, të zezat re t’stuhisë po afroheshin9 Në analizën e Humbabës, cila është figura që është përdorur më shpesh?Shohin Humbabën vetëm duke ardhur i ka të mprehta kthetrat si t’luanit; me luspa t’hekurt trupin të mbluar thonjtë në këmbë sikur të skifiterit; në kokë brirët si të démit t’egër, …Reflektojmë rreth tekstit 10 Cilës periudhë kohore mendoni se mund t’i përkasë “Epi i Gilgameshit”? Gjeni nga interneti informacione rreth hipotezave mbi kohën e krijimit të kësaj vepre. Detyrë: Duke u nisur nga karakteristikat e Gilgameshit, trimëria dhe guximi, gjeni figura të tjera të ngjashme në eposet që njihni.24Lexojmë

