Page 261 - Demo
P. 261
KallëzuesiMe të dëgjuar zilen, doli me vrull nga dhoma e saj për të hapur derën.Gjymtyra kryesore e kësaj fjalie është kallëzuesi doli. Rreth tij bashkohen të gjitha grupet e tjera të fjalisë:Doli kur? me të dëgjuar zilensi? me vrullnga? nga dhoma e sajpërse? për të hapur derënGrupet me të dëgjuar zilen; me vrull; nga dhoma e saj; për të hapur derën kanë fjalë drejtuese kallëzuesin doli, prandaj varen vetëm prej tij. Këto grupe nuk hyjnë në lidhje varësie me njëra-tjetrën, prandaj mund ta ndryshojnë vendin e tyre në fjali: Doli me vrull nga dhoma e saj për të hapur derën, me të dëgjuar zilen. Nga dhoma e saj doli me vrull për të hapur derën, me të dëgjuar zilen. Marrëdhëniet e kallëzuesit me grupet e fjalëve në fjaliGrupet e fjalëve lidhen rreth një kallëzuesi për të formuar fjali. Janë të rralla rastet kur kemi fjali pa kallëzues: Natë dimri. Acar. Heshtje varri.Lloji i foljes me të cilën shprehet kallëzuesi, përcakton funksionin dhe vlerën e grupeve të tjera në fjali. Dallohen katër lloje të ndryshme foljesh.A. Folje që kërkojnë kryefjalë dhe kundrinorë. Në këtë grup bën pjesë ajo klasë foljesh që kërkon të plotësohet me një kryefjalë dhe një kundrinor: Djali theu gotën.Folja theu shërben si kallëzues dhe shtron dy pyetje themelore për të formuar një fjali: kush theu?(djali) çfarë theu?(gotën). Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe nënvizoni kallëzuesit.Pra, ka ardhur vërtet ora e provës. Sepse prova e vërtetë është çasti kur lëvozhga, domethënë ushtria dhe administrata jonë, do të tërhiqet nga ky vend. I ke parë arrat kur u thyen lëvozhgën? Atëherë duket se ç’ka brenda: kokrrën e shëndoshë apo të bërë pluhur nga krimbi. Kështu është edhe puna e një vendi të pushtuar pas mbarimit të pushtimit. Kur lëvozhga të thyhet, do të shohim ç’ka nën të.Folje që kërkojnë kryefjalë dhe kundrinorë.KallëzuesiKujtojmëKallëzuesi është gjymtyrë kryesore e fjalisë dhe bërthama organizuese e saj. Rreth tij bashkohen të gjitha grupet e fjalëve të një fjalie.1259Sintaksë

