Page 262 - Demo
P. 262


                                    Folje që kërkojnë vetëm kryefjalë. Edhe nëse kjo folje del si kallëzues i përbërë, nevoja për kryefjalë dhe kallëzues mbetet e njëjtë: Djali mund të thyejë gotën. Po ashtu, kryefjala dhe kundrinori mund të zgjerohen me fjalë të tjera dhe dy grupet mbeten të lidhura me kallëzuesin: [Djali i vogël] theu [gotën e ujit]. Në këtë fjali mund të shtohen fjalë dhe grupe të tjera me vlerën e rrethanorit, por nuk janë të domosdoshme për kallëzuesin: (Përsëri) [djali] theu (pa dashje) [gotën].Fjalët përsëri dhe pa dashje shërbejnë si rrethanorë dhe mund të hiqen nga fjalia, sepse nuk janë të domosdoshëm për foljen kallëzues, pra nuk e prishin strukturën e fjalisë.B. Folje që kërkojnë vetëm kryefjalë. Në këtë grup bën pjesë ajo klasë foljesh që kërkon vetëm kryefjalë dhe nuk pranon kundrinor: Djali ecën *rrugën.Folja eci kërkon një kryefjalë (kush ecën? − djali), por nuk pranon kundrinor. Kësaj foljeje mund t’i shtohet një apo më shumë rrethanorë, por këta nuk janë të domosdoshëm: Djali ecën rrugës vetëm. (ku? rrugës; si? vetëm)C. Folje që kërkojnë kryefjalë dhe kundrinorë të drejtë dhe të zhdrejtë. Në këtë grup bën pjesë ajo klasë foljesh që kërkon të plotësohet me një kryefjalë, një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë: Ata nuk i kthyen përgjigje askujt.Me foljen kthej, mund të lidhen edhe rrethanorë të ndryshëm, por vetëm kryefjala dhe kundrinorët janë të domosdoshëm: [Kësaj here], ata nuk i kthyen përgjigje askujt. D. Folje që nuk kërkojnë as kryefjalë dhe as kundrinorë. Në këtë grup bën pjesë ajo klasë foljesh që nuk merr as kryefjalë e as kundrinor. Këto janë folje pavetore, si: vetëtin, bubullin, veson etj.: Po erret.Folja pavetore erret nuk merr as kryefjalë, as kundrinor, por mund të shoqërohet me rrethanorë të ndryshëm: Tani erret më shpejt.Folje që kërkojnë kryefjalë dhe kundrinorë të drejtë dhe të zhdrejtë.Folje që nuk kërkojnë as kryefjalë dhe as kundrinorë.USHTRIME1 Nënvizoni kallëzuesit e fjalive të pjesës së mëposhtme.Nuk di të them sa të gjata m’u dukën këto pesë ditë. Kur i kujtoj, më duket sikur kanë zgjatur me vjet. Më kujtohet kur rrija e mbaja vesh të gjithë tingujt që mund të dëgjoheshin në shtëpi dhe që m’i zinte veshi... Pastaj gdhihej dita prapë, vinte dreka, mbrëmja, koha kur shokët e mi loznin dhe unë rrija dhe i shikoja nga dhoma ime.Sintaksë260
                                
   256   257   258   259   260   261   262   263   264   265   266