Page 263 - Demo
P. 263


                                    2 Ndërtoni fjali me foljet e mëposhtme. Rrethoni gjymtyrët e domosdoshme, nënvizoni ato që nuk janë të domosdoshme.Shembull: takoj - Dje, Albani takoi krejt rastësisht Mirelën në hyrje të teatrit. Gjymtyrët e domosdoshme: takoi (kallëzues), Albani (kryefjalë), Mirelën (kundrinor i drejtë)Gjymtyrët jo të domosdoshme: dje, krejt rastësisht, në hyrje të teatrit (rrethanorë) gjej  fle  dërgoj pyes  gjëmon  di 3 Gjeni kallëzuesit dhe gruponi foljet sipas ndarjes në tabelën e mëposhtme.Ne u ngritëm menjëherë, veshëm palltot tona, morëm valixhet dhe, pa nxjerrë fjalë prej goje, dolëm nga porta e madhe në rrugën e ftohtë. Nuk i kishim thënë gjë njeriu për nisjen tonë. Diku larg gjëmonte. Bënte ftohtë. Nga të dyja anët e rrugës, njerëzit na shikonin me çudi. Ne e ndienim veten mjaft të vetmuar dhe, me sa dukej, po fillonin prapë ditët moderne, sepse heshtja po vazhdonte. Folje (kallëzues) që marrin (përveç rrethanorëve):vetëm kryefjalë kryefjalë dhe kundrinor kryefjalë, kundrinor të drejtë dhe të zhdrejtëas kryefjalë e as kundrinorëu ngritëm veshëm thënë gjëmonte4 Në fjalitë e mëposhtme, rrethoni grupet e domosdoshme për foljen (kallëzues) dhe nënvizoni ato që nuk janë të domosdoshme. Nesër do të shkoj në kinema me shokët e mi. Kush trokiti në derë? Autobusi ndaloi në të dalë të qytetit. Rritja e temperaturave ndikoi në përhapjen e zjarreve. Macja flinte e qetë mbi divan.5 Dalloni grupet e fjalëve dhe rishkruani fjalinë duke u ndryshuar vendin atyre në fjali. Pa i hequr sytë nga dritarja, dëgjonte mendueshëm dhe i përhumbur zhurmat e para të mëngjesit.6 Hartoni një tekst të shkurtër me temë të lirë. Dalloni kallëzuesit dhe klasifikojini sipas numrit të gjymtyrëve që kërkojnë.USHTRIMESintaksë261
                                
   257   258   259   260   261   262   263   264   265   266   267