Page 264 - Demo
P. 264
Klasifikoni kallëzuesit sipas tabelës së mëposhtme.Çfarë po bën? Kam për të bërë shumë punë, por nuk di ç’duhet të bëj më parë. Fola me Anën. Ishte duke bërë prova për koncertin e radhës. Ajo është shumë e talentuar, por është në merak për nesër. Sikur të bëja pak pushim tani? Si thua?Kallëzuesfoljor emërori thjeshtë i përbërëNdryshe nga disa fjalë të tjera, që e ndryshojnë rolin në fjali në varësi të fjalës drejtuese, folja shërben gjithnjë si kallëzues, pavarësisht fjalëve me të cilat lidhet.Kallëzuesi shërben si qendër organizuese e fjalisë. Rreth tij bashkohen të gjitha gjymtyrët e tjera, pavarësisht pozicionit të tyre në fjali. Vëreni me kujdes lidhjet që vendosen mes gjymtyrëve të fjalisë së mëposhtme.Qytetarët i drejtuan bashkisë një kërkesë me shkrim.(i) drejtuankush? kujt?bashkisëme shkrimqytetarëtnjë kërkesëçfarë? si? Provoni të ndryshoni rendin e gjymtyrëve në këtë fjali, duke dhënë pesë variante të ndryshme. A ndikon rendi në funksionin e tyre sintaksor? Argumentoni përgjigjen tuaj.Kallëzuesi mund të jetë foljor dhe emëror. Kallëzuesi foljor mund të jetë i thjeshtë dhe i përbërë.Llojet e kallëzuesit: foljor dhe emërorFolja jam mund të shërbejë si kallëzues kur del me kuptimin e saj të plotë: Ku është ai?Folja jam mund të shërbejë edhe si pjesë e kallëzuesit emëror. Në këtë rast, ajo quhet këpujë: Ora është e prishur.KujtojmëKallëzuesi është gjymtyrë kryesore e fjalisë që tregon një veprim apo një gjendje të kryefjalës. Kallëzuesi është emëror dhe foljor. Kallëzuesi foljor është i thjeshtë dhe i përbërë.KujdesFolja, shpeshherë, mund të përdoret edhe në një trajtë të pashtjelluar. Në këtë rast, shërben si kallëzues kur i përgjigjet një kryefjalë. P.sh.: Nuk nisemi pa ardhur ju. Në raste të tjera, mund të shërbejë si rrethanor: Rrinte pa folur.KujdesJo çdo fjalë ka rend të lirë në fjali. Në fjalinë e mësipërme, emri “shkrim” nuk mund të ndahet nga parafjala “me”.2622

