Page 265 - Demo
P. 265


                                    Kallëzuesi foljor Shembuji thjeshtë Shprehet me forma foljore të ndryshme. Kush po këndon? Sa bukur kënduakan! Kush ka për të kënduar tani? Na këndo një këngë! Kush është duke kënduar kështu? Sikur të këndoja më mirë. Pa kënduar ata, nuk largohem.i përbërëFormohet nga dy folje ku e para tregon mënyrën e veprimit dhe e dyta vetë veprimin. Fillim veprimi: Filloi të flasë. Vazhdim veprimi: Vazhdonte të fliste. Mbarim veprimi: Pushoi së foluri.Formohet nga dy folje ku e para tregon mënyrën e kryerjes së veprimit dhe e dyta vetë veprimin. Domosdoshmëri: Duhet të flasim. Mundësi: Mund të flasim.Kallëzuesi emëror formohet nga këpuja “jam” + një mbiemër, emër, përemër, numëror, grup fjalësh etj. Nata ishte e qetë. Nata ishte pus. Nata ishte pa hënë.USHTRIME1 Dalloni kallëzuesit dhe nënvizoni grupet e fjalëve që lidhen me të.Shembull: Rindërtimi i shkollës mori shumë kohë.Kallëzuesi: moriGrupet e fjalëve që lidhen me të: rindërtimi i shkollës; shumë kohë Ardhja e pranverës i gëzon të gjithë. Karakteret e forta nuk i përkul asgjë. Kush është duke folur në telefon? Ka për t’u kthyer prapë këtu.2 Ktheni kallëzuesit e mësipërm në kallëzues të përbërë dhe formoni fjali me ta.Shembull: Rindërtimi i shkollës mund të merrte shumë kohë.3 Analizoni funksionet e formave foljore të pashtjelluara. Nënvizoni fjalët që lidhen me to.Shembull: Doli pa zbardhur ende dita.Forma e pashtjelluar: pa zbardhurFjalët që lidhen me të: ende, dita S’ka për t’u nisur njeri, pa perënduar dielli. Shkova në bibliotekë për të marrë një libër. Ecte duke fishkëllyer. Një të rënë zilja, të gjithë vërshuan në oborr.4 Dalloni funksionet e foljes jam.kallëzues këpujëKush është në shtëpi?Unë nuk jam ti.Duhet të jesh më i kuptueshëm.Ç’është kjo?Na ishte njëherë.5 Gjeni kallëzuesit dhe gjymtyrët që varen prej tyre. Thoni llojin e kallëzuesit.E kishte pritur me padurim pragun e Vitit të Ri për të bërë këtë telefonatë, pa e ditur se kjo do ta brengoste më shumë nga ç’ishte i brengosur deri më tash. Disa herë deshi të ngrihej e të ikte, as që i duhej ajo e folur. Zëri i nënës iu duk i huaj, i panatyrshëm. Deshi ta pyeste, por…Sintaksë263
                                
   259   260   261   262   263   264   265   266   267   268   269