Page 266 - Demo
P. 266


                                    Llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditjeKujtojmë që një fjali është e thjeshtë kur ka vetëm një kallëzues dhe e përbërë kur ka dy a më shumë kallëzues. Fjali e thjeshtë: Ai ecte duke u lëkundur sa andej-këndej. Fjali e përbërë: Ai ecte ngadalë dhe lëkundej sa andej-këndej.Në fjalinë e parë ka dy folje, një e shtjelluar ecte dhe një e pashtjelluar duke u lëkundur, por vetëm një kallëzues, prandaj fjalia është e thjeshtë. Në fjalinë e dytë, ka dy folje të shtjelluara ecte dhe lëkundej, të cilat shërbejnë si kallëzues më vete, ndaj fjalia është e përbërë.Fjalitë e përbëra grupohen në:a) fjali të përbëra me bashkërenditje;b) fjali të përbëra me nënrenditje.Nga vetë termi bashkërenditje, të parat janë fjali të përbëra ku pjesët renditen bashkë duke ruajtur njëkohësisht edhe pavarësinë prej njëra-tjetrës, pra ato mund të qëndrojnë edhe si fjali më vete:Dy fjali të thjeshta: Unë jam në vit të parë.  Vëllai im është maturant.Një fjali e përbërë: Unë jam në vit të parë, kurse vëllai im është maturant.Fjalitë e nënrenditura, ndryshe nga ato me bashkërenditje, varen prej njëratjetrës: Kur unë isha në vit të parë, vëllai im ishte maturant. Varësia mes pjesëve të fjalisë realizohet në mënyra të ndryshme, gjë që do ta shohim më hollësisht në mësimin vijues.Sipas marrëdhënieve që vendosen mes pjesëve të fjalisë, fjalitë e përbëra me bashkërenditje grupohen si më poshtë:a) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie këpujore;b) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie kundërshtore;c) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie veçuese;ç) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse.Fjali me pjesë bashkërenditëse: Përshkrimi dhe tipare dallueseLidhëza dhe lokucione lidhëzoreShembuj fjalishshtuese Kanë përdorim të gjerë dhe larmi shumë të madhe nga pikëpamja ndërtimore. Shpesh shprehin ngjyrime numërimi a renditjeje dukurish a faktesh. e, dhe, edhe, jo vetëm që... por edhe, le që... por as etj.Jo vetëm që binte shi i rrëmbyeshëm, por frynte dhe një erë e ftohtë.Fjalitë e përbëra me bashkërenditjeVini re:Në fjali mund të ketë dy folje të shtjelluara, por nëse ato funksionojnë si kallëzues homogjenë, fjalia është e thjeshtë dhe jo e përbërë, si në shembullin: Ai ecte dhe lëkundej njëkohësisht. Në këtë fjali, kallëzuesit janë homogjenë (ecte dhe lëkundej), prandaj fjalia është e thjeshtë dhe jo e përbërë.2643
                                
   260   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270