Page 267 - Demo
P. 267


                                    Fjali me pjesë bashkërenditëse: Përshkrimi dhe tipare dallueseLidhëza dhe lokucione lidhëzoreShembuj fjalishkundërshtuese Kanë strukturë dygjymtyrëshe, gjë që kushtëzohet nga marrëdhënia e krahasimit apo e kundërvënies mes përmbajtjes së tyre.po, por, mirëpo, porse, kurse, veçse etj.Më parë njerëzit shkruanin kartolina, por kohët e fundit kjo ndodh gjithnjë e më rrallë.veçuese Kanë strukturë dygjymtyrëshe, gjë që kushtëzohet nga marrëdhënia veçuese që vendoset mes pjesëve të fjalisë.ose, o, apo, o... o, ose... oseTë nisemi apo të presim edhe pak?përmbyllëse Për nga ana kuptimore, njëra pjesë shërben si përmbyllje e veprimit që përcillet në pjesën paraprijëse.pra, prandaj, ndaj I kam mbushur të tetëmbëdhjetat, prandaj mund ta ngas edhe unë makinën.Disa skema fjalish me bashkërenditjeBashkërenditja mes pjesëve të fjalisë mund të paraqitet skematikisht për të dhënë në mënyrë grafike marrëdhënien që realizohet mes tyre. Kur dy pjesë fjalish bashkërenditen mes tyre, si në shembullin e mëposhtëm, skema mund të paraqitet si në A. Dy kutizat e vendosura në të njëjtin rend, përfaqësojnë pjesët e fjalisë, ndërsa vija lidhëse mes tyre përfaqëson lidhëzën ose edhe mungesën e saj.A. Mami është mësuese ndërsa babai është inxhinier.Në fjalinë B, të tria pjesët bashkërenditen mes tyre, por jo njëra pas tjetrës, pasi vetëm dy të parat vendosen në marrëdhënie këpujore, dhe të dyja së bashku hyjnë në marrëdhënie kundërshtuese me pjesën e tretë, e cila bashkërenditet me dy të parat.B. Mami ka qenë mësuese dhe babi ka qenë inxhinier, por tani janë në pension.Në fjalinë C dallojmë tri pjesë fjalish ku dy të fundit, të cilat hyjnë në marrëdhënie këpujore, bashkërenditen me njëra-tjetrën dhe të dyja së bashku hyjnë në marrëdhënie kundërshtuese me të parën në bashkërenditje me të.C. Tani është thatësirë e madhe, por, në dimër, lumenjtë rrezikojnë jo vetëm të dalin nga shtrati, por edhe të përmbysin gjithçka rreth tyre.Fjalia D përbëhet nga katër pjesë, të cilat organizohen në këtë mënyrë: dy të parat hyjnë në marrëdhënie këpujore mes tyre. Po ashtu edhe mes dy të fundit vendosen marrëdhënie këpujore. Këto dy grupe fjalish bashkërenditen mes tyre duke hyrë në marrëdhënie kundërshtuese, çka e dëshmon si përmbajtja e fjalisë, ashtu edhe mjeti i lidhjes, lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese por. Sintaksë265
                                
   261   262   263   264   265   266   267   268   269   270   271