Page 268 - Demo
P. 268


                                    USHTRIMED. Tani është thatësirë e madhe dhe ka mungesë uji, por në dimër lumenjtë rrezikojnë jo vetëm të dalin nga shtrati por edhe të përmbysin gjithçka rreth tyre.Këtu kemi trajtuar vetëm pjesët e fjalive që bashkërenditen mes tyre, por shpesh fjalitë përbëhen prej pjesëve që hyjnë si në lidhje bashkërenditëse, ashtu dhe në marrëdhënie nënrenditëse mes tyre. Në temat vijuese do të analizojmë fjali ku gërshetohen të dyja lidhjet.1 Dalloni fjalitë e thjeshta nga ato të përbëra. e thjeshtë e përbërë Për të pasur shëndet të mirë, duhet të ushqehesh mirë.  Ushqehu mirë dhe ke për të pasur shëndet të mirë.  Që të kesh shëndet të mirë, duhet të ushqehesh mirë.  Mund të ushqehesh mirë, por mund të mos gëzosh shëndet të plotë. Për të pasur shëndet të plotë nuk mjafton vetëm të ushqyerit mirë.2 Lidhni fjalitë e mëposhtme me lidhëza bashkërenditëse dhe përcaktoni llojin e marrëdhënies që vendoset mes tyre. Shtëpia ishte e braktisur. Lulet në oborr ishin tharë.  Bie shumë shi. Do të shkoj në kinema.  Të dielën do të shkoj në stadium. Do ta shoh ndeshjen në shtëpi.  Ishte mesi i gushtit. Në oborrin e shkollës dëgjohej vetëm kënga e gjinkallave. 3 Dalloni fjalitë me bashkërenditje dhe mjetet që lidhin pjesët mes tyre.Fillimisht vrapova drejt saj dhe e ndihmova të ngrihej, por pastaj u ktheva për të parë ç’bënte Lila. Kishte zbritur nga trotuari dhe po shkonte te Melina duke kaluar rrugën, por pa ua vënë veshin kamionëve që kalonin njëri pas tjetrit. I shqova në sjellje, më tepër se në fytyrë, diçka që më turbulloi e që sot e kësaj dite e kam të vështirë ta përcaktoj, pasi, edhe pse shkonte përmes rrugës, e vogël e zezë, nervoze, edhe pse e bënte me vendosmërinë e saj të zakonshme, gjithsesi kishte ngecur si e ngrirë.4 Ndërtoni skemën e fjalive të mëposhtme. Dikush trokiti në derë, por askush nuk u përgjigj. Frynte erë, binte shi, gjëmonte e vetonte, por në rrugë kishte ende shumë lëvizje. Këtë fundjavë do të shkoj me prindërit në mal, ose do të takohemi me shokët në det. 5 Ndërtoni katër fjali të përbëra bashkërenditëse, sipas modelit të skemave të dhëna në këtë mësim.Sintaksë266
                                
   262   263   264   265   266   267   268   269   270   271   272