Page 269 - Demo
P. 269
Disa skema fjalish të përbëra me pjesë të varur ftillueseKujtojmë që në fjalitë e përbëra me nënrenditje, pjesët e fjalive hyjnë në lidhje dhe marrëdhënie varësie mes tyre. Kjo do të thotë se, ashtu siç kemi parë te gjymtyrët e fjalisë, njëra pjesë drejton dhe tjetra varet prej saj: Pashë se dikush doli.Kjo është një fjali e përbërë, sepse ka dy kallëzues pashë e doli dhe, për rrjedhojë, dy pjesë fjalish pashë dhe se dikush doli. Këto dy pjesë nuk kanë të njëjtën vlerë sintaksore në fjali, siç kemi parë te pjesët e fjalive bashkërenditëse, por njëra drejton dhe tjetra varet. Në rastin në fjalë, pjesa drejtuese është pashë dhe, me anë të saj, mund të drejtojmë pyetjen: ç’pashë? – se dikush doli.Pjesa që i përgjigjet pyetjes, është pjesë e varur. [Pashë](çfarë?) [se dikush doli]Kujtojmë se nisur nga marrëdhënia që vendoset mes pjesëve të fjalisë që varen prej njëra-tjetrës, fjalitë me nënrenditje grupohen në: a) fjali me pjesë të varur ftilluese;b) fjali me pjesë të varur rrethanore;c) fjali me pjesë të varur përcaktore.Tabela e tipareve dalluese të fjalive të përbëra me nënrenditjeFjali me pjesë të varurLidhja mes pjesës kryesore dhe asaj të varurShembull pjesë kryesore + pjesë e varurftilluese Pjesa e varur është e domosdoshme dhe plotëson kallëzuesin e pjesës kryesore. Pashë se dikush doli.Thuhej se vuante nga një sëmundje e rrallë.Pashë + se dikush doli.Thuhej + se vuante nga një sëmundje e rrallë.rrethanore Pjesa kryesore mund të qëndrojë edhe pa pjesën e varur. U kthyem kur u errësua.Dritarja u hap ngaqë frynte erë e fortë.U kthyem + kur u errësua.Dritarja u hap + ngaqë frynte erë e fortë.përcaktore Pjesa e varur përcaktore nuk lidhet me kallëzuesin e pjesës kryesore, por me një gjymtyrë emërore të saj.E pashë filmin që u shfaq në kinema.E pashë filmin + që u shfaq në kinema.Pjesa drejtuese e fjalive ftilluese ka në përbërje të saj një folje, e cila kërkon të plotësohet nga pjesa e varur e kësaj fjalie. Për këtë arsye, rendi i pjesëve zakonisht është i tillë që pjesa e varur ndjek atë drejtuese, si në fjalinë e mëposhtme.Nuk e dinim që ishte i huaj. (ç’nuk dinim? – që ishte i huaj)[nuk e dinim] [që ishte i huaj] pj. drejtuese pj. e varurLlojet e fjalive të përbëra me nënrenditjeFjalitë e përbëra me nënrenditje2674

