Page 27 - Demo
P. 27
Cjapi dhe dhelpraNjë dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte si të dilte. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë.Dhelpra filloi ta lëvdonte e ta mburrte qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s’ka më. Pastaj i tha: – Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë.Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja, por pa se nuk dilte dot nga pusi. – Si t’ia bëjmë tani? – tha cjapi. – Si do të dalim prej pusit?Dhelpra i tha:– Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim... Vendosi këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe ty.Cjapi pranoi. Dhelpra kërceu mbi shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.Cjapi i thirri: – O dhelpër, po mua më harrove?Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:– I dashur cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se s’do kishe për të dalë.Thonë se cjapi, atje është akoma.Morali: Njerëzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve dhe pastaj të fillojnë të zbatojnë mendimet e veta.E vërteta Diku ishin mbledhur katër a pesë veta dhe bisedonin. Ndërhyn në bisedë një i pasur dhe thotë se miu i hëngri thikën e hekurt të plugut. Të gjithë e besuan këtë gjë si të vërtetë.Ndërkaq, hidhet një i varfër dhe thotë se dhe atij miu i hëngri një çyrek bukë. Të gjithë e panë me dyshim, duke menduar se ai gënjente. FabulaNëpërmjet një strukture të thjeshtë dhe me një gjatësi të shkurtër, fabulat, një lloj tregimi i shkurtër , kanë synuar të mësojnë një të vërtetë morale që fshihet në brendësi të tyre. Në pjesën më të madhe të rasteve, ato e rrëfejnë këtë moral nëpërmjet personazheve që janë kafshë si te “Cjapi dhe dhelpra”, por kjo nuk është absolute, sepse ndodh që personazhet të jenë edhe njerëz si në rastin e fabulës së mëposhtme “E vërteta”. Para leximit25Lexojmërrëfime popullore

