Page 270 - Demo
P. 270
Në disa raste, pjesa e varur mund t’i prijë asaj drejtuese:Që ishte arkeolog, dihej. (ç’dihej? – që ishte arkeolog)[që ishte arkeolog] [dihej] pj. e varur pj. drejtueseSkema me anë të së cilës paraqitet lidhja mes pjesëve të fjalisë së përbërë me nënrenditje ftilluese, duhet të paraqesë lidhjen e varësisë që vendoset mes këtyre pjesëve, për këtë arsye, kutizat që përfaqësojnë pjesët e fjalisë vendosen në pozicion vertikal me njëra-tjetrën:[Nuk e dinim] [që ishte i huaj]. [Që ishte arkeolog] [dihej] Kjo fjali mund të zgjerohet më tej duke shtuar një pjesë tjetër të varur ftilluese, e cila bashkërenditet me të parën, si në shembullin e mëposhtëm:Nuk e dinim që ishte i huaj dhe që jetonte vetëm. [nuk e dinim] [(që ishte i huaj) dhe (që jetonte vetëm)] pj. drejtuese pj. e varur ftilluese + pj. e varur ftilluese Shënim: Kllapat e rrumbullakëta përdoren për fjalitë që bashkërenditen mes tyre, ndërsa kllapat katrore për grupet e fjalive që vendosen në marrëdhënie dhe lidhje varësie mes tyre.Ashtu si fjalitë e varura, edhe fjalitë drejtuese mund të dalin të bashkërenditura mes tyre, duke ruajtur të njëjtën marrëdhënie me pjesën e varur apo pjesët e varura:Jo vetëm që nuk e dinim por as nuk na e merrte mendja që ishte i huaj.[ jo vetëm që (nuk e dinim) por as (nuk na e merrte mendja)] [që ishte i huaj]pj. drejtuese + pjesë drejtuese pj. e varur Disa skema fjalish të përbëra me pjesë të varur ftillueseSintaksë268

