Page 271 - Demo
P. 271
USHTRIMEKur bashkërenditen si pjesët kryesore, ashtu dhe ato të varura, dhe dy grupet vendosen në marrëdhënie varësie mes tyre, si në fjalinë e mëposhtme, lidhja mes tyre mund të paraqitet me anë të kësaj skeme:[ jo vetëm që (nuk e dinim) por as (nuk na e merrte mendja)] [(që ishte i huaj) dhe (që jetonte vetëm)] pj. drejtuese + pjesë drejtuese pj. e varur + pj. e varur 1 Dalloni fjalitë e përbëra me pjesë të varur ftilluese dhe mjetet lidhëse që vendosen mes tyre.Qysh atëherë seç kishte diçka që s’më linte ta braktisja. Turbull ndieja se po t’ia mbathja bashkë me të tjerat, do t’i lija diçka timen që s’do të ma kthente më. Në fillim rrija fshehur pas një cepi dhe nxirrja kokën për të parë nëse po vinte. Pastaj kur e shihja që s’lëvizte, detyrohesha t’i shkoja pranë, i jepja gurët e i vërtitja edhe unë, por e bëja pa qenë e bindur tamam. 2 Dalloni pjesët e varura ftilluese dhe pjesët e varura përcaktore, thoni llojin e tyre dhe të mjeteve lidhëse përkatëse.Nëpunësit e të gjithë sektorëve pa përjashtim, por sidomos ata që merreshin me Seleksionimin, dridheshin nga fjala \ndonjë ngjarje reale, dërgonte letër në Tabir Saraj, duke pretenduar profetizimin e ngjarjes me anë të ëndrrës së tij. Atëherë kërkohej ëndrra, gjendej me anë të numrit të regjistrimit të saj në Recepsion, nxirrej nga Arkivi dhe, në qoftë se ajo ishte vërtet ashtu, kërkoheshin fajtorët që ajo s'qe marrë parasysh. Fajtorë mund të ishin interpretuesit, që nuk e kishin zbërthyer drejt kuptimin e sinjalit, por mund të ishin seleksionuesit, që e kishin nxjerrë ëndrrën të pavlefshme dhe në këtë rast faji i tyre quhej edhe më i rëndë, sepse gabimi i interpretuesit, që nuk arriti ta shpjegonte drejt sinjalin, ishte më i falshëm në krahasim me gabimin e seleksionuesit, që nuk gjeti në ëndërr asnjë sinjal.3 Ndërtoni tri fjali sipas modelit të dhënë.[pj. drejtuese] [(pj. e varur ftilluese) + (pj. e varur ftilluese)] [pj. drejtuese + pj. drejtuese] [(pj. e varur ftilluese)] [pj. drejtuese + pj. drejtuese] [(pj. e varur ftilluese) + (pj. e varur ftilluese)] 4 Për secilën nga fjalitë e ushtrimit 2, ndërtoni skemën përkatëse, sipas modeleve të shpjeguara më lart.Sintaksë269

