Page 274 - Demo
P. 274


                                    Disa modele fjalish për paraqitjen skematike të strukturës së fjalive të përbëra me nënrenditje rrethanoreDuke ndjekur modelin e sjellë në mësimet e mëparshme, më poshtë jepet me anë të skemave struktura e fjalive rrethanore, duke i parë ato të gërshetuara edhe me lloje të tjera fjalish. Dolëm kur pushoi shiu.[dolëm] [kur pushoi shiu]pj. kryesore pj. e varur    Dolëm jashtë dhe vrapuam si të çmendur kur pushoi shiu.[(dolëm jashtë) dhe (vrapuam si të çmendur)] [kur pushoi shiu]pj. kryesore + pj. kryesore pj. e varur   Ndalonte ku t’i shkrepej që të pushonte.[ndalonte] [ku t’i shkrepej] [që të pushonte]pj. kryesore pj. e varur1 Dalloni fjalitë e përbëra me pjesë të varur rrethanore dhe mjetet e tyre lidhëse.Kur vrulli i zemërimit i ra, e frenoi prapë veten. Orari zyrtar s’po mbaronte që s’po mbaronte. Megjithëse i dhembnin sytë, Ebu Qerimi tërhoqi disa fletë nga dosja e ëndrrave të papërpunuara dhe i vuri përpara. Kishte përshtypjen se lodhej më shumë duke bërë sikur lexonte, sesa po të lexonte vërtet. Zgjodhi ato fletë që i kishin tekstet më të shkurtra dhe, pa e parë fare adresuesin, lexoi njërën prej tyre.2 Përcaktoni llojin e fjalive të mëposhtme dhe nënvizoni mjetet lidhëse. Nëse bie shi, do të rri në shtëpi.  Kur bie shi, rri në shtëpi.  Rri në shtëpi sepse po bie shi.  Ndonëse bie shi, nuk rri në shtëpi.  Po bie shi, ndaj rrimë në shtëpi. 3 Shtoni nga dy pjesë të varura në pjesët e mëposhtme dhe përcaktoni llojin e tyre. Nuk më kujtohet  Askush nuk foli  Ne i dërguam  Jashtë frynte erë 4 Ndërtoni skemën për secilën nga fjalitë e ndërtuara në ushtrimin 3.5 Hartoni një tekst me temë të lirë dhe dalloni aty të gjitha fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe nënrenditje, si dhe mjetet e tyre lidhëse. USHTRIMESintaksë272
                                
   268   269   270   271   272   273   274   275   276   277   278