Page 275 - Demo
P. 275
Kujtojmë që në fjalitë përcaktore, pjesa e nënrenditur hyn në lidhje me një gjymtyrë emërore të pjesës kryesore dhe tregon një tipar apo veçori të saj.Vajza që doli, quhet Eva. Kjo është një fjali e përbërë ku si fjali drejtuese shërben pjesa Vajza quhet Eva, ndërsa si pjesë e nënrenditur që doli. Kjo e fundit është futur në mes të fjalisë drejtuese. Ndryshe nga llojet e tjera të fjalive me nënrenditje, pjesa e nënrenditur përcaktore nuk hyn në lidhje me kallëzuesin e pjesës kryesore, por me një gjymtyrë emërore a përemërore të fjalisë së nënrenditur. Kështu, pjesa e nënrenditur e fjalisë së mësipërme, lidhet me gjymtyrën emërore vajza duke dhënë informacion shtesë rreth saj. Si mjete lidhëse për këto fjali mund të shërbejnë përemrat lidhorë që, i cili/e cila, ku këta të fundit mund të shoqërohen ose jo me parafjalë: Ato mjete qarkullimi, të cilave nuk u është bërë kontrolli teknik, duhen bllokuar.Përemri lidhor përshtatet në gjini dhe në numër me gjymtyrën që përcakton, por vendoset në atë rasë që e kërkon folja e pjesës së nënrenditur. Kështu, ndonëse gjymtyra e përcaktuar është në rasën emërore ato mjete, përemri lidhor del në rasën dhanore të cilave.Përemri lidhor i cili, ndryshe nga përemri lidhor që, mund të shoqërohet me parafjalë: Më pëlqejnë njerëzit me të cilët shoqërohesh.Si mjete lidhëse mund të shërbejnë edhe ndajfoljet lidhore: ku, nga. U rrethua i gjithë vendi ku ndodhi ngjarja.Rimarrja e gjymtyrës emërore të një fjalie përcaktore mund të dalë edhe e tillë: Burri, kapela e të cilit ra në tokë, donte të largohej.Pjesa e nënrenditur përcaktore ndjek gjithnjë gjymtyrën e pjesës kryesore me të cilën është e lidhur, ndaj pozicioni i kësaj pjese është në mes, ose pas pjesës drejtuese, por jo në krye të saj.Llojet e fjalive përcaktoreLidhja që vendoset mes pjesës së nënrenditur përcaktore dhe gjymtyrës emërore a përemërore që ajo përcakton, nuk është gjithnjë e njëjtë. Në disa raste, pjesa e nënrenditur përcaktore ka lidhje të ngushtë me këtë gjymtyrë dhe shërben për të sqaruar kuptimin e saj. Në këtë rast, kemi të bëjmë me fjali përcaktore kufizuese:Fjala që thuhet me rrëmbim, nuk kthehet më mbrapsht.Fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur përcaktore2736

