Page 276 - Demo
P. 276
Në fjalinë e mësipërme dallojmë pjesën e nënrenditur përcaktore që thuhet me rrëmbim. Duke qenë se emri fjalë është një emër i përgjithshëm, kjo pjesë e nënrenditur përcaktore shërben për të kufizuar një lloj të caktuar fjale atë që del me rrëmbim, prandaj kjo pjesë luan rolin e fjalisë përcaktore kufizuese.Në disa raste, gjymtyra emërore nuk e ka të nevojshme të ndiqet nga një fjali që përcakton kuptimin e saj, por mund të ndodhë që rreth kësaj gjymtyre të jepet një informacion shtesë, jo i domosdoshëm. Kjo pjesë fjalie quhet fjali përcaktore shtuese: Lumi Vjosë, i cili është një ndër lumenjtë më të bukur të Ballkanit, duhet ruajtur i paprekur.Në këtë fjali, pjesa e nënrenditur përcaktore është shtuese, pasi jep një informacion shtesë dhe jo të domosdoshëm për kuptimin e gjymtyrës që përcakton lumi Vjosë. Pjesa e nënrenditur përcaktore shtuese, zakonisht, lidhet me pjesën kryesore me anë të përemrit lidhorë i cili/e cila, ndërsa ajo kufizuese me anë të përemrit lidhor që.Disa modele fjalish për paraqitjen skematike të strukturës së fjalive të përbëra me nënrenditje përcaktoreDuke ndjekur modelin e sjellë në mësimet e mëparshme, po paraqesim me anë të skemave strukturën e fjalive përcaktore, duke i parë ato të gërshetuara edhe me lloje të tjera fjalish. Nga vjen treni që ndaloi në stacion?[nga vjen treni] [që ndaloi në stacion] pj. kryesore pj. e nënrenditur A vjen nga Durrësi treni që ndaloi në stacionin që u hap së fundi? [A vjen nga Durrësi treni] [që ndaloi në stacionin] [që u hap së fundi] pj. kryesore pj. e nënrenditur pj. e nënrenditur Disa skema fjalish të përbëra me pjesë të varur përcaktoreSintaksë274

