Page 277 - Demo
P. 277
1 Dalloni fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur përcaktore dhe mjetet e tyre lidhëse.Gjithë udhës nga ikte, dukeshin gjurmët e hënës së plagosur. Ja kjo ishte vërtet një ëndërr që ia vlente barra qiranë të merreshe me të. Ishte vërtet një ëndërr serioze, me të cilën kishe qejf të merreshe. Ebu Qerimi mendoi se, sidoqoftë, puna e interpretuesve, pavarësisht se ishte tepër e vështirë dhe delikate, ishte e këndshme, sidomos kur kishe të bëje me ëndrra të tilla. Atij vetë, megjithëse i lodhur, i lindi dëshira të interpretonte ëndrrën. Madje kjo gjë s’iu duk aspak e zorshme, pasi kuptohej që macja e zezë ishte një forcë armiqësore qe vepronte kundër tyre. Një ëndërr e tillë i ka të gjitha shanset për t’u shpallur kryeëndërr, mendoi Ebu Qerimi.2 Ndërtoni nga një fjali të përbërë përcaktore duke përdorur si mjete lidhëse:që prej të cilës me të cilin ku e cila 3 Për secilën nga fjalitë e mësipërme, ndërtoni skemën përkatëse.4 Në secilën nga fjalitë e mëposhtme, përcaktoni funksionin e fjalës që dhe llojin e fjalisë në të cilën përdoret. Më lëndoi kjo fjalë që the. Dihet që këtu ka shumë vështirësi. Nuk është dëgjuar më parë që një robot të marrë shtetësinë e një vendi. Duhet të punosh shumë që t’ia dalësh mbanë. Erdhën që të dy me vonesë.5 Dalloni dhe analizoni fjalitë e përbëra si dhe mjetet e tyre lidhëse.Që në orën dy të natës më zgjonte një mërmërimë e mbytur, si të dilte nga ropullitë e dheut. Ishin njerëzit që zinin radhë poshtë, në dyqanin e qumështit. Ata flisnin, diskutonin, grindeshin, sidomos kur mbërrinte shitësja e qumështit. Ky qe çasti kulmor i grindjeve për të mos lejuar prishjen e radhës nga hileqarët. Këtyre u ishte treguar vendi sepse njerëzit shtrëngoheshin pas njëri-tjetrit, secili kishte të drejtë të merrte dy litra dhe, nëse arrinte t’i merrte, largohej i kënaqur për të ardhur të nesërmen.6 Hartoni një tekst me temë të lirë dhe dalloni aty të gjitha fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur përcaktore. Nënvizoni mjetet lidhëse. Hante gjithçka që ishte e shijshme dhe që tretej lehtë.[hante gjithçka] [(që ishte e shijshme) dhe (që tretej lehtë)]pj. kryesore pj. e nënrenditur + pj. e nënrenditur Skemë fjalie me pjesë të varur përcaktoreUSHTRIMESintaksë275

