Page 28 - Demo
P. 28
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Lexoni fabulën “Cjapi dhe dhelpra” dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Çfarë e papriture i ndodhi dhelprës? A u përpoq ta zgjidhte me forcat e veta?b) Në ç’mënyrë arriti të shpëtonte nga situata? c) A e mbajti fjalën dhelpra?2 Lexoni fabulën “E vërteta” dhe përgjigjuni pyetjeve. a) Kush janë protagonistët e kësaj fabule? b) Sa histori personale me minj u treguan në fabul? c) Cilën histori besuan njerëzit dhe cilën jo? Analizojmë tekstin 3 Në sa pjesë mund ta ndani fabulën “E vërteta”? Çfarë i lidh të dyja pjesët në një fabul të vetme? 4 Ndodh që dikush të shfrytëzojë të tjerët për të arritur qëllimet e tij. Në cilën prej fabulave ndodh kjo? A është gjë e mirë të përdorësh të tjerët? Si ndihesh, kur kupton se dikush po të shfrytëzon?Interpretojmë tekstin 5 Në fund të fabulës “Cjapi dhe dhelpra” është shkruar një mesazh. A mund të nxirrni ndonjë mesazh tjetër prej saj? 6 Zakonisht, nëpër fabula, personazhet janë kafshë siç ndodh në fabulën e parë. Ndërsa në fabulën “E vërteta”, personazhet janë njerëz. Cili është mesazhi i kësaj fabule? Diskutoni rreth tij. Gjuha e tekstit7 Në përgjithësi, rrëfimi i fabulave karakterizohet nga humori. Gjeni si ndërtohet humori në fabulën “Cjapi dhe dhelpra”.8 Me cilën fjalë mund ta zëvendësoni këtë shprehje: “sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër”?Reflektojmë rreth tekstit 9 Cilat janë karakteristikat që e bëjnë një njeri të besueshëm për ju? Po për personazhet në fabulën “E vërteta”, çfarë vlerësohet për të krijuar besueshmëri?10 Në fabulën “Cjapi dhe dhelpra”, një nga mesazhet që mund të nxirrni, ka të bëjë me mirënjohjen. Diskutoni rreth vlerave të mëdha që ka mirënjohja. Detyrë Gjeni edhe fabula të tjera, ku personazhet nuk janë kafshë dhe diskutoni për mesazhin e tyre.Tregoni dhe ju një rast, kur keni treguar diçka të vërtetë dhe nuk ju kanë besuar. Pse mendoni se nuk ju besuan? 26Lexojmë

