Page 29 - Demo
P. 29
Unë kujtova se po thue: A e pe shqiponjën Njëri e merr të birin dhe e çon në mal për të parë se si jetojnë shtazët e egra. Këqyrin e këqyrin dhe diku panë një shqiponjë që kish zënë një lepur dhe ishte duke e ngrënë. Pak më larg, panë edhe një dhelpër që ishte bërë pupërr dhe shikonte. Kur fluturoi shqiponja, dhelpra u afrua te mbeturina e lepurit dhe filloi t’i merrte erë e t’ia lëpinte gjakun...Kur i shikuan mirë, plaku e muarr të birin dhe u nis për në shtëpi. Duke ecur rrugës, priste çfarë po i thoshte i biri. Mas një copë rrugëtim, djali po i thotë:– Babë, a e pa dhelpnën si e l’pike gjakun?Babës nuk i erdhi hiç mirë dhe ia ktheu me hidhërim:– Heu, bre bir, heu! Unë kujtova si po thue: “A e pe shqiponjën si e preu leprin” e jo “dhelpën si e l’pike gjakun”. Se unë kam qef t’bahesh si shqiponjë...Pse s’po m’vetni për rrafsh?Një plak i urtë ishte pas nis për rrugë. Rrugës po takohet me disa udhëtarë të tjerë dhe gjatë bisedës këta po e pyesin:– O mixhok, a kie ma qef me hecë përpjetëz a teposhtës?Plaku po e çon kokën e po iu përgjigjet:– Lanet i koftë njanës edhe qetrës! Po pse s’po m’vetni për rrafsh?Nëse s’e kanë kimen të njëjtë, mos u frikoniUjqit dhe qentë kishin caktuar një ditë për të dalë në mejdan. Para se të fillonte mejdani, një ujk plak, i thotë një ujku të ri: – Dil e shih a kanë dalë shumë qen dhe a kanë të njëjtën kime.Mençuria popullore Një nga llojet më të njohura të krijimtarisë popullore janë anekdotat. Ato sintetizojnë shumë mençuri brenda tyre. Mençuria është ndërlidhje e disa funksioneve që krijon njeriun me mjedisin në të cilin jeton. Anekdotat janë tregime në të cilat mençuria dhe kënaqësia që merr nga leximi, janë të bashkuara në një. Ato, jo vetëm na bëjnë për të qeshur dhe na argëtojnë, por edhe na ndihmojnë që nëpërmjet tyre të gjejmë zgjidhje praktike. Nga ato mund të mësojnë fëmijët e të rinjtë, por janë këshilla për ata të rritur që nguten dhe marrin vendime të gabuara e të nxituara.Para leximit27Lexojmërrëfime popullore

