Page 30 - Demo
P. 30
Studim tekstiDel ai ujku dhe, kur kthehet, i thotë ujkut plak se qentë ishin kallaballëk i madh, por nuk ishin me të njëjtën kime. – Sikur të kishin të njëjtën kime, kishte me qenë rrezik, por mbasi qenkan të llojllojtë, mos u frikoni hiç, se kemi me e fitu mejdanin, – u tha ujku plak. Nepërka dhe bretkosat Një nepërkë shkoi në një burim për të pirë ujë, por gjarpri i ujit e pengoi me zemërim, duke i thënë se asaj nuk i mjaftonte vendi që kishte, po vinte edhe në shtëpinë e tij.E meqë grindja arriti kulmin, ranë në një mendje, që të ndesheshin midis tyre dhe fituesit t'i takonte edhe uji, edhe vendi.Së fundi, caktuan kohën dhe vendin e dyluftimit.Nga urrejtja që kishin për gjarprin e ujit, bretkosat shkuan te nepërka dhe i dhanë zemër, duke i premtuar se do të luftonin në krahë të saj. Filloi beteja e nepërka luftonte me gjarprin e ujit, ndërsa bretkosat, meqë nuk mund të bënin asgjë më shumë, ia dhanë një kuak-kuak me tërë fuqinë e tyre.Kur fitoi, nepërka i qortoi se, me gjithë që i kishin premtuar të merrnin pjesë në beteje, jo vetëm qe nuk e ndihmuan, po këndonin pa prerë së largu.Atëherë ato i thanë: – Po duhet ta dish se bashkëpunimi ynë nuk u arrit me duar, por me zë.Fabula tregon se aty ku duhen duar, ndihma me fjalë s'ka asnjë vlerë!Kuptojmë tekstin 1 Lexoni anekdotën “Unë kujtova se po thue: A e pe shqiponjën” dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Ku shkuan së bashku babai dhe i biri? Çfarë bënë atje? b) Cilat kafshë dhe shpendë panë atje?c) A bëri djali atë pyetje që priste babai i tij? 2 Cila ishte pyetja që i bënë Plakut udhëtarët në anekdotën “Pse s’po m’vetni për rrafsh?” dhe cila ishte përgjigjja e tij?3 Lexoni anekdotën “Nëse s’e kanë kimen të njëjtë, mos u frikoni” dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Çfarë kanë vendosur të bëjnë ujqit dhe qentë së bashku?b) Çfarë i kërkoi ujku plak dhe çfarë pyetjeje i bëri ai ujkut të ri?c) A e qetësoi përgjigjja e ujkut plak tufën e ujqve?28Lexojmë

