Page 31 - Demo
P. 31


                                    Studim teksti4 Lexoni anekdotën “Nepërka dhe bretkosa” dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Pse u grindën gjarpri i ujit me nepërkën? b) Si vendosën ta zgjidhnin këtë problem? c) Cilat ishin ato që dolën vullnetare për të ndihmuar nepërkën? ç) Si u zgjidh konflikti mes nepërkës dhe gjarprit të ujit? d) Po bretkosat çfarë roli patën në atë konflikt? Analizojmë tekstin5 Në anektodën “Nëse s’e kanë kimen të njëjtë, mos u frikoni”, ujku i ri pasi ka parë turmën e qenve që po priste në mejdan për t’u ndeshur thotë: “qentë ishin kallaballëk i madh, por nuk ishin me të njëjtën kime”.Cila është fjala që duhet të merrej seriozisht në këtë frazë? Cila ishte arsyeja që ujku plak e përqendroi përgjigjen te lloji i qimeve? A mendoni se ka ndonjë lidhje mes “kimeve” dhe trimërisë së qenve? Interpretojmë tekstin 6 Interpretoni simbolet e lepurit, dhelprës dhe shqiponjës. Pse babai dëshiron që djali i tij të ishte shqiponjë? 7 Çfarë i bashkon nepërkën dhe bretkosat në anekdotën “Nepërka dhe bretkosat”? 8 Për cilën nga anekdotat e mësipërme mund të themi shprehjen e famshme “Rruga e mesme është rruga e artë”?Gjuha e tekstit9 Disa nga anekdotat kanë një gjuhë, e cila është larg gjuhës standarde. Çfarë tregon ky fakt:për kohën e krijimit;për mënyrën sesi janë ruajtur ndër vite.Reflektojmë rreth tekstit10 Bretkosat i thanë nepërkës: “Po duhet ta dish se bashkëpunimi ynë nuk u arrit me duar, por me zë.”A mendoni se bretkosat bënë atë që mund të bënin?A kishte ndonjë mënyrë tjetër që ato mund ta ndihmonin nepërkën?A mendoni se ndonjëherë “tifozllëku” ka vlerën e vet në fitoren e një ndeshjeje?11 A mendoni se kishte ndonjë rrugë tjetër për ta zgjidhur konfliktin mes nepërkës dhe gjarprit të ujit?Detyrë Tregoni ndonjë rast nga jeta juaj kur dikush tjetër ju ka nxitur të bëheni pjesë e një grindjeje, por në fund nuk ju ka ndihmuar.Në dy prej anekdotave të mësipërme, mençuria e “pleqve” vlerësohet shumë. Çfarë i bën njerëzit e moshuar më të matur, më të mençur dhe më të ditur? 29Lexojmë
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35