Page 37 - Demo
P. 37


                                    Fjalorpas saj erdhi dimri... Se, kur i thonë fjalës, stinët këmbehen radhazi dhe nuk e ngatërrojnë kurrë radhën: sa ikën dimri, vjen pranvera... Pastaj vera, vjeshta dhe, si ikën kjo e fundit, pasi mbledh vreshtat dhe gjithë të tjerat si ia do zanati, nderi dhe muhabeti, ia lë vendin dimrit përsëri. Kështu ka qenë që nga kohët e vjetra që nuk mbahen mend dhe kështu do të jetë gjer në jetë të jetëve. Kështu ishin punët dhe punët vinin e shkonin së bashku me stinët. Punët vinin dhe shkonin dhe ai fshat qëndronte mbi shtatë kodrina, në mes të maleve që largoheshin ose afroheshin sipas kohës që bënte. Mund që ndonjërit t’i duket e çuditshme, veç edhe pse është e çuditshme me të vërtetë, mbetet gjithnjë ashtu e vërtetë, më e vërtetë se e vërteta vetë. E tillë është Shqipëria. Mund të ketë edhe vende të tjera që ngjajnë me vendin tonë, por ne këtë njohim dhe për këtë shkruajmë, të tjerët le të shkruajnë për vendin e tyre. Shqipëria e tillë është, kush nuk e beson le ta provojë, pastaj le të na e thotë mendimin e vet. Shqipëria, miq dhe dashamirë, ose më mirë le të themi malet e Shqipërisë, malet që t’i sheh syri kudo që të jesh, janë të çuditshme. Sikur i ka magjepsur një fuqi e mrekullueshme; ti i shikon në një ditë të pastër, kur dielli shkëlqen madhërishëm në kupën e qiellit dhe ato të duken të kaltëruara, të mjegulluara, të menduara, të bukura sa më s’thuhet... Po të largëta dhe që s’arrihen dot!... I sheh dhe nuk i sheh. mëhallë – lagje. mekam – varri i një të vdekuri të shquar për virtyte fetare e njerëzore, varri i një shenjtori. këmbehen – shkëmbehen me njëra-tjetrën.në jetë të jetëve – gjithmonë.EsejaEseja është një lloj shkrimi që paraqet, përshkruan a mbron një ide ose pikëpamje. Eseja është një lloj shkrimi që synon të interpretojë një temë të dhënë, duke arsyetuar logjikisht, përmes një stili personal në mënyrën e përdorimit të gjuhës. Pra, ky lloj shkrimi është një bashkim mes analizës logjike dhe krijimit artistik. Përgjithësisht, nëpërmjet këtij lloj shkrimi analizohen vepra letrare, si: poezi, shfaqje teatrore, muzikore etj.35Lexojmë
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41