Page 38 - Demo
P. 38
Studim tekstiJanë aty para syve të tu dhe ti nuk i sheh duke i parë, nuk i arrin dot. E kupton që nuk mund të arrish atje kurrë... Vetëm dëgjon disa këngë... E kush i këndon ato këngë?... Ku këndohet?!... Ajo nuk dihet!... Po këngët këndohen dhe malet janë diku aty, të paarritshme. Zoti im! Ku e kanë gjetur këtë bukuri këto male? Po kur moti është i vrenjtur?... Po kur moti është i vrenjtur?... Hej, si duken atëherë! Marrin një pamje të zemëruar, një ngjyrë të thellë mavi dhe ngrihen të egra pikërisht përpara vështrimit tënd. Ngrihen të egra, të heshtura, të pakalueshme!... Ngrihen të gjalla, sikur të kishin një shpirt njerëzor që ka kaluar provat e gjata dhe të rënda të jetës... Të tilla janë malet e Shqipërisë!Më duket se dikush po qesh me këtë vend, këto dy pëllëmbë vend që kemi ne. E dimë që ka vende më të bukura më të mëdha në botë, po e dimë se ka diej edhe më të mëdhenj se dielli ynë në hapësirat e pakufishme të gjithësisë. Ka... Dhe ç’nuk ka?!... Të gjitha janë dhe të gjithë ne i dimë... Se ky është shekulli XX, shekulli kur çdo njeri mund të hedhë një satelit në orbitën e Rigonit, Plepit... qoftë dhe në atë të Diellit... Kuptojmë tekstin1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Në çfarë relievi është ndërtuar fshati për të cilin flet proza?b) Në cilën stinë të vitit zhvillohen ngjarjet që do të rrëfehen?c) Çfarë përfshin brenda vetes fshati?Analizojmë tekstin 2 Në çfarë vete rrëfehet në këtë prozë? Pse mendoni se natyrës së kësaj proze i përshtatet rrëfimi në këtë vetë?3 Rrëfimi herë duket si fantazi, herë duket se është rrëfim i ngjarjeve të ndodhura vërtet. Cilat janë arsyet që e shtyjnë rrëfimtarin ta nisë sikur do të rrëfejë një përrallë e më pas një prozë realiste?mavi – blu e mbyllur.FjalorNovelaNovela është lloj i prozës më i shkurtër se romani, por më i gjatë se tregimi. Novela rrjedh si emërtim nga fjala latine novellus, që do të thotë \këtë nënkuptohet që në qendër të saj duhet të jetë një ngjarje e re, shpesh nënkupton të treguarit e ngjarjeve të çuditshme.Ajo trajton një motiv të vetëm, rrotull të cilit zhvillohen ngjarjet dhe arrin në një përfundim të befasishëm. Motivi zgjidhet të jetë tërheqës dhe që sjell të papritura. Novela ka një numër të kufizuar personazhesh, aq sa ka raste ku vetëm protagonisti jepet i ravijëzuar qartë, ndërsa personazhet e tjera jepen pak.Novela ka ngjashmëri me përrallën, veçanërisht kur tek ajo gërshetohen elementet realiste dhe fantastike. Në novelë, pjesa më e madhe e tekstit përbëhet nga rrëfimi, i cili mbizotëron në raport me dialogun. 36Lexojmë

